Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj që është shprehur se do të votojë pro ndryshimit në ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se ka marrë këtë vendim në të mirë të qytetarëve.
Arsyeja e pozicionimit tonë në këtë çështje shumë të rëndësishme është për t’i bërë një shërbim të gjithë shqiptarëve, dhe jo për të bërë luftë politike këtu, tha Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend.
Më tej, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai u shpreh se ka dhe ca iniciative të tjera të të njëjtës logjikë.
“Kemi një projektligj tjetër për ndalimin e propagandës komuniste, një tjetër për lustracionin dhe një tjetër për vendet e kujtesës.
Ne, për të tilla ligje, votojmë pro. Ama ligje me porosi, ligje për individë të veçantë, nuk do të kesh asnjëherë. Ky është morali të cilit ne i qëndrojmë”, tha Alibeaj.
Në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 12 orë, Kuvendi pritet të miratojë këtë mbrëmje ndryshimet për ligjin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.
Top Channel