“Ku është non-grata”/ Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Të shohim a do e votosh ligjin e lustracionit

20/10/2022 23:00

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi rama, i cili tha se ‘non-grata dhe Partia e Lirisë nuk janë sot në Kuvend pasi nuk duan hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Nga foltorja e Kuvendit Bylkbashi tha se do të votojnë vetëm pro ligjit të lustracionit, por u shpreh dyshues ndaj Ramës duke thënë ‘do e shohin nëse ai do votojë pro ‘lustracionit’ për të kuptuar nëse i është ndarë shpirti nga komunizmi’.

“Komunizmi ka vdekur, por kriminelët s’kanë vdekur. Në Çeki është bërë lustracion dhe propozimet tona atë model kanë ndjekur. Ne i e kemi më të ri dhe vazhdojnë të jenë në karriget e këtij parlamenti e gjyqësor, ju i keni zgjedhur me vetting dhe i keni çuar atje. Sot pashë një gjë të shëmtuar, në fakt duhet të festonim 30 vjetorin e gjykatës kushtetuese, por ishte seancë si lloj vakie,. Kur ai që e vrarë kur ishte 25 vjeçare, kryeministri mbante falje sikur të ishte gjykata kushtetuese e gjykatës kushtetuese. Këtu bashkë me kolegët e mi do të na shihni të votojmë me 3 të 5 ligjin e lustracionit, i ngjan tamkës së gjimnazit 2 me 1, përsëritës dhe lidhës. Atëherë do shmini në sy do e votosh lustracion të vëmë drejtësi për krimet e komunizmit, atë ditë matesh sa e ke ndarë shpirtin nga e keqja e komunizmit”, tha Bylykbashi.

Sot Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.  Ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie. Thelbi i ndryshimeve është hapje totale e dosjeve, përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e komisioneve Bezhani dhe Mezini.

Top Channel