“Hetimi ka nisur, akuzat nuk kanë dënime të rënda”, gazetari Hoxha: Me teknologjinë nuk ka garanci askush 30/09 22:59
Ilir Meta e konsideron të përfunduar marrëveshjen me Sali Berishën për zgjedhjen vendore.
Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se forca e tij politike do të mbështesë dhe nuk do të sfidojë asnjë kandidat të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se përgjegjësia për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë e Sali Berishës.
“Marrëveshja është e përfunduar, do mbështesim cdo kandidat që do konfirmojë PD. Për mënyrën si do përzgjidhet përgjegjësia i takon PD dhe Berishës, për ne thelbësore është fitorja në zgjedhjet vendore.
Do synojmë maksimumin në këshillat bashkiak. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon ato të PD” -u shpreh Meta.
Top Channel