“Goditje përfundimtare kush hapet jashtë lejeve”, Rama sulmon PD për ankimimin në Kushtetuese: Taksë fati për kompanitë e energjisë

21/10/2022 12:33

Në takimin me fermerët në Elbasan, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh i vendosur në taksën për kompanitë e energjisë, të cilën e konsideroi një taksë fati.

Ndonëse nuk i përmendi emrin, Rama akuzoi ish kryeministrin Berisha se i fali 4 HEC prodhuesve të mëdhenjë për një ‘copë buke’.

Ndër të tjera Rama kritikoi demokratët për ankimimin në Kushtetuese të VKM për konfiskimin e kateve pa leje.

“Ne po japim një goditje përfundimtare atyre që janë mësuar që të hapen jashtë lejeve për qëllime fitimi, janë po këta që cojnë në kushtetuese ankesë. Po c’punë ka një parti të ankohet pse shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit pse duhet të shkojë në gjykatë. Shumë e thjeshtë, sepse janë bashkë. Ndryshe nga cfarë thonë. Flisnin për Kosovën e më bëjnë mua bashkëpunëtor të serbit, por kur vjen puna për të mbrojtur kosovën, bëhen me rusin. Si shpjegohet se rus e deputetë të PD votojnë bashkë, ndërkohë ja ku është deputeti I PS bashkë me Idrizin nuk votojnë e refuzojnë atë votë?

Flasin për oligarkët shkojnë ankimojnë që të mbrohen oligarkët. Janë tre prodhues të mëdhenj energjie në Shqipëri. Nuk flasim për prodhues të vegjël, por tre prodhues të mëndhenj që kanë marrë fitime marramendëse, jo se kanë bërë investim plus po se i ka ardhur nga fati. Energjia është shtrenjtuar në stratosphere ata e sheshin e fitojnë shumëfish.

Ne do i vëmë taksë të jashtëzakonshme, taksën e fatit. Pjesën tjetër do na e japësh ne, se më atë pjesë do mbështesim. Ne jemi në dialog me ato kompani. Ua kemi bërë të qartë që nuk vijon kjo punë kështu që duhet të paguajnë dalin këta, po nuk kanë faj. Ai non grata ka falur HEC për një copë bukë, prodhuesve të mëdhenj, jo një po 4 dhe ne na diskutojnë këta, ul e ngri incineratorët, po pse do e linim Elbasanin ashtu sic ishte? Kush ka bërë dëm të shkojë në punë të vet.

Kjo është situata e përgjithshme. Ne jemi këtu për të thënë se e dimë shumë mirë se sa nevojë ka sot të jemi bashkë. Do bëjmë deri në fund gjithcka mundemi. Ashtu sic e bëmë në fund të shtatorit me fashën, pati reshje, njerëzit po kursejnë e thamë do e shtyjmë për nëntor. Tani po shohim të dy këto komponentë. Sa kursim ka e sa ujë kemi në HEC. Që të kemi cdo mundësi sado të vogël që ta kalojmë te njerëzit. Nuk më zë gjumi pë rata që janë në vështirësi, dhe bëjmë cmos cdo ditë si do ta lehtësojmë këtë situatë që është e përgjithshme e botërore” -u shpreh Rama.

Top Channel