E mërkurë, 07 Dhjetor 2022
19:02
Elon Musk punëson dy nga familjarët e tij në “Twitter”

Elon Musk ka punësuar dy anëtarë të familjes për të punuar në selinë e Tëitter në San Francisko.

19:01
Fotot/ Momentet më qesharake që mund të keni parë për Krishtlindje

Sezoni i festave sjell lumturi tek njerëzit, e cilësuar si një prej periudhave më të bukura.

18:55
REL: A ka kushte për zgjedhjet në veri të Kosovës?

Vendimi për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri të Kosovës do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë të vendit, tha Presidenca e Kosovës.

18:50
Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covd19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku pas 457 testimeve kanë rezultuar të infektuar 17 qytetarë. 

18:46
Piloti i ri mburrej për fluturimin e parë ‘solo’, para se të vdiste në aksidentin ajror me gjithë familjen (fotot)

Një pilot amator supozohet i vdekur bashkë me gruan dhe të bijën 12 vjeçare kur avioni tyre i vogël i marrë me qira është rrëzuar në Gjirin e Meksikës, pasi kishte shprehur lumturinë e tij për “kompletimin e fluturimit të tij të parë solo”, me herët në një postin në Facebook.

18:46
Ftesë në 5/ Menuja me 5 pjata që kënaqi krerët e BE-së, shefi shqiptar: Ja gatimi që pëlqeu kryeministri Macron

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës Juli Zguro, i cili u kujdes për menunë e drekës së djeshme të pjesëmarrësve të Samitit.

18:42
Stafi i Forcave Kufitare në aeroportet e Anglisë në grevë gjatë Krishtlindjeve

Stafi i Forcave Kufitare do të hyjë në grevë për tetë ditë gjatë Krishtlindjeve në Heathrow, Gatwick dhe disa aeroporte të tjera të Anglisë, për shkak të pagave, ka njoftuar sindikata e Shërbimit të Komunikimit Personal (PCS).

18:35
Fotot/ 21 ide për Krishtlindje për të sjellë magji festash në shtëpinë tuaj

Zbukurimi i pemës së Krishtlindjes është një traditë që të gjithë e duan por nuk duhet të jetë e vetmja gjë që bëni gjatë përgatitjes për festat e fundvitit.

18:29
Dërgohen sërish pako të dyshimta në ambasadat ukrainase nëpër botë, dërguesi profesionist pa adresë dhe shenja gishtash

Disa pako të dyshimta janë dërguar sërish nëpër institucionet diplomatike të Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba .

18:24
U akuzua se i mbante punojësit të flenë në selinë e Twitter, Elon Musk hedh poshtë akuzat

Elon Musk ka kritikuar kryebashkiakun e San Franciskos, London Breed mbi një investigim për zyrat e kthyera në dhoma gjumi në selinë e Twitter, për punojësit e lodhur.

18:20
Luis Enrique reflekton për të ardhmen, Federata Spanjolle ka tre opsione

Spanja e nisi me shumë vrull Botërorin në Katar teksa mposhti me rezultatin 7-0, Kosta Rikën.

18:17
Zgjedhjet në veriun e Kosovës në pikëpyetje mes shqetësimeve për sigurinë

Presidentja dhe qeveria e Kosovës thanë të mërkurën se janë në pritje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga organet përgjegjëse para se të marrin çfarëdo vendimi lidhur me procesin e zgjedhjeve për pushtetin lokal në komunat veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre pas incidenteve të një dite më parë në zonë.

18:10
Fotot/ “Sirenat” shpëtojnë një grup zhytësish që po mbyteshin

Realiteti ndonjëherë mund të jetë më i çuditshëm se sa trillimi. 

18:05
Çmimi i naftës së papërpunuar pëson uljen më të madhe që nga janari

Çmimi i naftës së papërpunuar ka pësuar rënien më të ulët që nga janari.

18:00
Seriali dokumentar i Netlix bën efekt/ SHBA miraton projektligjin për të frenuar pronësinë e luanëve dhe tigrave

Një projektligj për të kufizuar pronësinë private të kafshëve si luanët dhe tigrat në SHBA ka kaluar me pëlqim unanim në Senat.

17:58
12-vjeçari me ‘monopatinë’ përplaset për vdekje nga autobusi duke shkuar në shkollë (fotot)

Një 12 vjeçar që po shkonte në shkollë me monopatinën e tij elektrike ka vdekur pas përplasjes me një autobus.

17:53
Deklaratat politike/ FIFA gjobit Serbinë për pankartën ndaj Kosovës

FIFA ka gjobitur federatën serbe të futbollit me 20 mijë franga për  deklarata politike në Kampionatin Botëror.

17:37
Po shijon suksesi me Marokun, sulmuesi: Mund të luaja edhe për Italinë

Walid Cheddira është një nga 26-lojtarët që përfaqësojnë Marokun në këtë kampionat Botëror. Sulmuesi që aktivizohet me klubin e Barit në Itali, nuk është një titullar fiks i kombëtares afrikane.

17:36
Presidenti Begaj emëron Genti Ibrahimin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Bajram Begaj ka emëruar gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimin.

17:29
SHBA-të mbështesin prodhimin e mikroprocesorëve brenda vendit

Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të mbështetur investimet për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Amerikë. Atij iu bashkuan zyrtarë nga gjigandi tajvanez i gjysmëpërçuesve ‘TSMC’, i cili thotë se po trefishon investimin e tij në Arizona. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn sjell materialin në vijim.

17:29
Romeo ka urimin më të bukur për ‘superheroin’ e tij me një foto shumë emocionuese

Veç aktrimit dhe drejtimit të “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.

17:21
Po shijon suksesin me Marokun, sulmuesi: Mund të luaja edhe për Italinë

Walid Cheddira është një nga 26-lojtarët që përfaqësojnë Marokun në këtë kampionat Botëror.

17:19
Serbia “shkel” marrëveshjen, vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të qyteteve nga Kosova

Qeveria serbe ka miratuar një rregullore së fundmi, e cila lejon vazhdimin e regjistrimit të automjeteve me targa paralele të qyteteve të Kosovës.

17:18
Tre vëllezërit me gjendjen e mistershme gjenetike nuk rriten më shumë se masa e bebeve (fotot)

Vëllezërit Daljeet, Kamaljit e Ramneet Singh janë të tre rreth 50 cm të gjatë dhe sipas familjes së tyre ata nuk do të rriten më shumë ndërsa shpeshherë ngatërrohen me bebe.

17:03
Revista Time zgjedh Zelenskyn “Njeriun e Vitit”

Revista Time zgjodhi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “Njeriun e Vitit”.

16:51
Kontribut thelbësor në titujt e skuadrës, mesfushori shqiptar rinovon me skuadrën bjelloruse

Valon Ahmedi do të vijojë të jetë pjesë e organikës së Shakhtyor Soligorsk për të paktën edhe dy vite.

16:49
Granatimet ruse në lindje të Ukrainës, vriten tetë qytetarë

Granatimet ruse kanë vrarë tetë persona në qytetin lindor të Ukrainës, në Kurakhove, ka bërë me dije një zyrtar i lartë në zyrën e presidentit. 

16:47
Harry dhe Meghan marrin çmimin “Ripple of Hope”: Një valë shprese mund të kthehet në një valë ndryshimi

“Ne e dimë se një valë shprese mund të kthehet në një valë ndryshimi”, kanë thënë Duka dhe Dukesha e Sussex-it, pasi fituan një çmim për angazhimin në drejtësinë racore dhe shëndetin mendor.

16:45
Video/ Devetë na Katar ndjejnë dhembje kurrizi e abuzim prej peshës së tifozëve të botërorit që i marrin për xhiro (fotot)

Gamiljet e devetë në Katar, pak e shumë si gomerët në Ballkan, kanë rezultuar një nga “atraksionet turistike” më të preferuara nga tifozët e shumtë të botërorit të ardhur në gadishullin arabik.

16:26
E pazakontë në Spanjë/ Gruaja shtatzënë shkaktoi ulje emergjente, 28 emigrantë ilegalë arratisen

Një grup prej 28 personash janë arratisur nga avioni pasi ai bëri një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës në Spanjë, thonë autoritetet.

16:23
​The Forbes: Von der Leyen gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është zgjedhur gruaja më me ndikim ne politikë, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë 2022, sipas “The Forbes”.

16:20
Presidenca e Kosovës: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në veri të Kosovës, vetëm nëse për këtë çështje do të japin vlerësim organet e sigurisë dhe ato zgjedhore.

16:13
Organizata Trump shpallet fajtore për mashtrime tatimore

Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit Donald Trump u shpall të martën fajtore për një skemë kriminale 15 vjeçare, që kishte për qëllim mashtrimin e autoriteteve tatimore.

16:12
Modelet që pozonin në rrjet si ‘minorene’ rrezikojnë burgun pasi ekspozonin pedofilët dhe i shantazhonin për para (fotot)

Modelja e rrjeteve sociale Ekaterina Kropaneva akuzohet së fundmi se zhantazhonte pedofilë ne internetit për para dhe mund të përballet me mbi 10 vjet burg për përfshirjen një bandë kriminale.

16:10
Me ndryshimin e motit ju shfaqen dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Çfarë thonë ekspertët

Rënia e temperaturave nënkupton probleme shëndetësore për disa njerëz.

16:05
Talibanët kryen ekzekutimin e parë publik që nga kthimi i tyre në pushtet

Talibanët kanë pranuar publikisht kryerjen e një ekzekutimi, që nga kthimi i tyre në pushtet në Afganistan vitin e kaluar, disa javë pasi kryministri lëshoi ​​dekretin.

15:48
“Nuk do t’i shtroj tapetin e kuq”, Walker paralajmëron Mbappe: Ndeshje për jetë a vdekje!

Anglia dhe Franca pritet të jetë një nga sfidat më emocionuese të Katar 2022.

15:36
Kundër dhunës ndaj grave! Ekspozita “Gjenerata A” me përjetimet e brezave

Ejnxh Pepa, Kordinatore në Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza tregon një foto që pasqyron rininë që dëfrehet në lokalet e natës në Tiranë…

15:35
Policia në Gjermani ndalon grupin e djathtë anti-stabiliment që kërkonte ‘të përmbyste qeverinë dhe të sulmonte parlamentin’ (fotot)

Policia gjermane tha sot se ka bastisur një grup të së djathtës ekstreme të drejtuar nga një pasardhës i linjës mbretërore gjermane të gjakut, që kërkonte të përmbyste qeverinë e të shpallej monark.

15:20
Për herë të parë, Bordi i Transparencës cakton çmim nën 200 lekë për naftën!

Një ulje prej tetë lekësh ka pësuar çmimi i naftës në vend me vendimin e ri të Bordit të Transparencës, që për herë të parë që nga krijimi, ka caktuar një çmim tavan për naftën nën vlerën e 200 lekëve.

15:08
Në Shkodër, “vidhen” edhe romët! Për 24 familje u shpenzuan 713 milionë lekë, shtëpitë-kontejnerë nuk funksionojnë

Dy vite me parë, qeveria shqiptare me një bashkëfinancim me bashkinë Shkodër, 75 me 25%, nisën financimin për një projekt që do të strehonte disa familje të komunitetit rom në Shkodër.

15:06
Ndryshon buxheti, rriten shpenzimet/ Shtesat shkojnë për të paguar punët e rindërtimit të lëna në mes

Qeveria ka rishikuar sërish buxhetin me akt normativ, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe zërin e shpenzimeve.

15:04
Abuzim me rimbursimin e ilaçeve/ Mjekëve u vendoset limit për recetat, përndryshe gjobiten

Për të mos rritur kostot me barnat e rimbursueshëm, pacientët sorollaten dhe orientohen në mënyrë abuzive.

14:51
SHBA i kërkoi të tërhiqen pas tensioneve/ Ministri i Brendshëm shkon në veri: Kemi kapacitete për mbajtur zgjedhjet

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka mbërritur në urën e Ibrit për të parë nga afër situatën në veri të Kosovës, pas raportimeve për shpërthime dhe incidente një ditë më parë.

14:45
Humbet njeriun e zemrës, futbollisti rikthehet në fushë dhe shënon dy gola

Vështirë që dikush të ndjejë dhimbje më të mëdha sesa humbja e nënës, personit më të dashur që ekziston.

14:38
Tirana, “Qyteti Europian i Sportit 2023”/ Zv.Presidenti i partive të djathta: Mundësi e madhe për kryeqytetin shqiptar

Zëvendës Presidenti i partive të djathta Europiane (PPE), Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili i dha zyrtarisht Tiranës titullin e “Qytetit Europian të Sportit” për vitin 2023, thotë se kryeqyteti shqiptar e meriton plotësisht këtë vlerësim.

14:37
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon dhunën ndaj Berishës: Të kryhen hetime të shpejta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar dje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës në Tiranë.

14:29
Shikim i pandërprerë në kompjuter, rregulli që duhet të ndiqni nëse doni të qetësoni sytë

Shumica e njerëzve kanë shumë probleme me sytë për shkak të shikimit të pandërprerë në ekranin e kompjuterit apo telefonit.

14:21
A e dini pse britanikët e shoqërojë çajin me qumësht?

Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve i drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më tepër ngrohtësi.

14:16
Raporti i OKB-së: Forcat ruse vranë qindra civilë në fillim të luftës

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport në të cilin tregohet për të vrarët civilë në ditët e para të luftës në Ukrainë.

14:13
Qyteti i Australisë që është shpallur vendi më miqësor i botës

Melburni ka pasur një vit mbresëlënës dhe ka lënë shumë mbresa tek vizitorët në vitin 2022. Një nga lagjet e tij është cilësuar si lagja më ‘cool’ në Australi.

14:12
Shkuan në varrimin e 27-vjeçarit, policia hap zjarr mbi vajtuesit në Iran

Një grevë mbarëkombëtare ka vazhduar në Iran për të dytën ditë me radhë.

13:58
Vepra të ndryshme penale/ Vihen në pranga dy persona, nën hetim tre të tjerë në Fier

Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

13:45
Ambasadorja Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua

Një ditë pas samitit BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Ka qenë vetë diplomatja që ka dhënë detaje për takimin mes tyre.

13:45
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Më shumë se 92,000 ushtarë rusë të vrarë deri më tani

Ukraina ka pohuar se më shumë se 92,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

13:39
Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare kanë marrë kërcënime me vdekje me jetë në rrjetet sociale.

13:29
“Tifozët këndonin vetëm për ty”, Georgina: Sa keq që nuk e pamë titullar më të fortin

Georgina Rodriguez ka reaguar pas qëndrimit në stol të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Portugali-Zvicër.

13:15
Qeveria e Kosovës: Presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë duke pritur vlerësimin e situatës në veri nga organet e sigurisë “për hapat e mëtejmë” për zgjedhjet në veri.

13:14
Veliaj merr titullin për Tiranën/ I dorëzohet në Bruksel “Qyteti Europian i Sportit 2023”

Tirana është edhe zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023. Titulli iu dorëzua kryetarit të  Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, nga ku Veliaj u shpreh krenar që sot Tirana është kryefjala e aktiviteteve më të madha sportive të vitit.

13:02
Dalin detaje të planit “gjerman” për Kosovën: Për herë të parë, një afat kohor!

BE-ja i dorëzoi Kosovës e Serbisë një draft të përditësuar të planit të saj që synon marrëdhënieve mes dy vendeve. Drafti, sipas Euractiv, përveçse një përmbledhje të veprimeve që duhen kryer, përmban edhe një afat kohor.

13:01
Tensionet në veri të Kosovës, reagon zëdhënësi i qeverisë: Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar në lidhje me tensionet dhe shpërthimet në veri të vendit.

12:51
U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Thoma Gëllçin

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u shpall shpallur fajtor në 2 qershor nga Gjykata e Posaçme anti-Korrupsion, që e dënoi me një vit e katër muaj burg, për shpërdorim detyre. Gëllçi ankimoi vendimin, por pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi dënimin për të.

12:38
Aspak e pamundur për të/ I riu “sfidon” veten, luan me piano në fund të detit (Video)

Një YouTuber që luan piano në vende të pazakonta, pretendon se është i pari që i bie instrumentit plotësisht nën ujë.

12:33
Katër kurat më të mira natyrale me dafinë

Shqiptarët kanë një histori të gjatë të mbjelljes së dafinës në kopshte dhe tarraca dhe kanë gjetur 1001 mundësi për ta përdorur atë.

12:28
Përvjetori i vrasjes së 15-vjeçarit nga një polic/ Protesta të dhunshme në Athinë dhe Selanik, plagosen 14 efektivë

Ashtu sikurse pritej, protestat në përvjetorin e 14-të të vrasjes së 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropoulos nga një polic, kanë degjeneruar në incidente të dhunshme në Athinë e Selanik mes grupeve të të rinjve dhe policisë greke.

12:26
100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA/ Ekspozohet koleksioni me objekte të periudhës së pavarësisë

Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Gjirokastrës dhe 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA janë ekspozuar në një event memorie objekte të koleksioneve private të pasardhësve të protagonistëve të asaj periudhe.

12:22
“Do ta shohin serbët”, Kurti nuk zmbrapset: Nisen njësi të tjera policore në veri

Nuk zmbrapset përpara presioneve në veri kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, i cili e bëri të qartë se se me intensifikimin e sulmeve që i etiketoi si vepër të bandave kriminale” që “paguhen nga Beogradi”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të vendit.

12:19
Selenica e braktisur/ Minatorët u harruan, mbeti qytet për të moshuar

E njohur prej bitumit, Selenica nga qytet minatorësh sot është kthyer në një vend për të moshuar.

12:14
Reagimet për samitin: BP në linjë me BE, u inkurajua bashkëpunimi gjeostrategjik!

Një tregues i fortë i qëndrimit gjeopolitik të partnerëve, veçanërisht kur Rusia vazhdon konfliktin dhe agresionin e saj në Ukrainë, dhe një qëndrim i qartë i Ballkanit Perëndimor në linjë me BE-në, e cila e mirëpret vendosmërinë e vendeve partnere të rajonit për të mbështetur idealet dhe parimet europiane në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

12:12
Vajza U-17/ Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria mirëpret turneun

Shqipëria për vajza U-17 u njoh ditën e sotme me kundërshtaret që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza 2023 për këtë grupmoshë.

11:58
Abuzuan me fondet e zgjedhjeve, KQZ gjobit PS, PD dhe 11 parti të tjera! LSI nuk përfshihet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjoba ndaj partive politike që fshehën financimet në zgjedhjet 2021.

11:51
SHBA, demokratët fitojnë në Xhorxhia: Biden “vulos” kontrollin e senatit!

Demokratët fituan në balotazhin e Xhorxhias, duke vulosur kështu kontrollin e Senatit, pas garës së ashpër të zhvilluar në këtë shtet.

11:50
Ja si do të ndikojë Hëna e plotë te shenjat e zodiakut!

Hëna e plotë sot është në shenjën e Binjakëve por zbuloni se si do të ndikojë tek shenjat e tjera të zodiakut…

11:46
Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman, të shqetësuar për situatën në veri

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit.

11:38
Incident pranë Parlamentit, një person dëmton traun me makinë

Një incident ka ndodhur pak më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.

11:31
“Jam i traumatizuar”/Piers Morgan thotë se është shfrytëzuar në dokumentarin e Princ Harry-t dhe Meghan Markle!

Piers Morgan ka pohuar së fundmi se ai është duke u “shfrytëzuar” nga dokumentari i Netflix, “Harry & Meghan”.

11:29
Plagosi shëtitësin e qenve të Lady Gaga-s, dënohet me 21 vite burg autori

Një burrë që qëlloi dhe plagosi shëtitësin e qenve të Lady Gaga-s duke i rrëmbyer kështu kafshët e saj shtëpiake, është dënuar me 21 vjet burg.

11:23
“Mermeri Blu”/ Një nga imazhet më ikonike të Tokës kujtohet pas 50 vitesh

Në prag të Krishtlindjes në 1972, njerëzimi mori dhuratën ikonike, një portret i Tokës si glob i gjallë.

11:22
‘Rruga që djeg automjetet’, përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë – Elbasan

Një mjet është përfshirë nga flakët këtë paradite në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

11:17
Maroku shkëlqen në Katar, Ziyech bën veprimin e jashtëzakonshëm

Hakim Ziyech nuk shënon vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pasi sulmuesi, së fundmi ka bërë një veprim për t’u vlerësuar.

11:12
​KQZ-ja vazhdon përgatitjet pavarësisht incidenteve: Jemi të angazhuar për zgjedhje demokratike në veri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë marrë të gjithë hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, përkundër incidenteve të së martës atje.

11:00
“Qëndrova pa gjumë”, sakrifica e “luftëtarit” maroken: Luajta me injeksione

Maroku rezistoi 120 minuta ndaj Spanjës dhe e dërgoi takimin te penalltitë, nëpërmjet të cilave siguroi kualifikimin e parë në histori në çerekfinalet e një Botërori falë goditjeve të sakta dhe pritjeve të portierit Bono.

10:53
Në vetëm 35 minuta performancë Cardi B fiton një “mal” me para

Reperja e njohur Cardi B tha së fundmi se ka fituar 1 milion dollarë për një performancë në një event privat, duke u kërkuar kritikuesve që ‘ta kenë parasysh’ kur flasin për të.

10:50
“Të infektuarit do futeshin në kampe karantinimi”/ Kina heq rregullat e rrepta të Covid pas protestave masive

Kina po heq politikat e saj më të ashpra për Covid, pas protestave masive që u zhvilluan në lidhje me vendimet.

10:49
Xherdan Shaqiri: Yakin na befasoi, por ne i pranojmë zgjedhjet e trajnerit

Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës, Katar 2022, me skuadrën e Yakin që u mposht thellë nga Portugalia me rezultatin 6-1.

10:44
SHBA kërkon tërheqjen nga zgjedhjet në veri të Kosovës, Hovenier: Nuk janë pjekur ende kushtet!

Tensionet e përsëritura në veri të Kosovës i kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë se këto nuk janë kushtet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe atje.

10:36
Përplasen dy trena në Barcelonë, të paktën 155 persona të plagosur

Të paktën 155 persona janë lënduar pas përplasjes së dy trenave në Spanjë, në rajonin e Katalonjës.

10:29
I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Një 41-vjeçar, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë është vënë në pranga këtë të mërkurë.

10:16
“Revolucion” te Spanja! Luis Enrique me valixhe gati, zbulohet pasuesi i tij

Spanja dështoi përballë Marokut dhe i dha lamtumirën Kupës së Botës për herë të dytë radhazi në raundin e 1/8-ve.

10:12
“British Fashion Awards 2022”, Bella Hadid shpallet modelja më e mirë e vitit

“British Fashion Awards 2022” u zhvilluan në Royal Albert Hall të Londrës më 5 dhjetor, me një listë të ftuarve të mbushur me yje dhe një grup të jashtëzakonshëm të të nominuarve.

10:01
Dënohet me 6 vjet burg zv.Presidentja e Argjentinës, akuzohet për skema mashtrimi gjatë detyrës

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, u dënua të martën me 6 vjet burg nën akuzat për një skemë mashtrimi përmes së cilës përvetësoi 1 miliard dollarë duke favorizuar dhënien e projekteve publike ndërsa ishte në pushtet. Asaj gjithashtu i është ndaluar përjetësisht mbajtja e posteve publike.

09:59
Kultivonin lëndë narkotike në magazinë/ Vihet në pranga pronarja, shpallen në kërkim vëllezërit dhe nën hetim punonjësit e OSHEE-së

Kultivimi i lëndëve narkotike në një magazinë ka sjellë arrestimin e pronares së ambientit File Vuksani dhe hetimit në gjendje të lirë të një 43-vjeçareje për shkak të gjendjes shëndetësore.

09:44
Goditi me grusht Sali Berishën, ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin Gert Shehu

31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht ditën e djeshme ish-kryeministrin Sali Berisha, i është caktuar masa ‘arrest me burg.

09:40
Dhjetëra sulme gjatë natës në Zaporizhzhia, tre të plagosur dhe ndërtesa të shkatërruara

Dhjetëra sulme ruse kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, duke lënë tre persona të plagosur dhe banesa të shkatërruara.

09:34
Po planifikonin grusht shteti në Gjermani! Arrestohen 25 persona, do të sulmonin parlamentin në Reichstag

25 persona kanë përfunduar në pranga në Gjermani pas dhjetëra bastisjeve anekënd vendit, nën dyshimin e një komploti për rrëzimin e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz.

09:29
“Cristiano, do transferohesh tek Al-Nassr?”, vjen përgjigja përfundimtare

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Al-Nassr nga 1 janari”, deklaroi spanjollja Marca dy ditë më parë, duke theksuar se sulmuesi portugez ka pranuar të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon!

09:21
Sulmet me dronë, Blinken: SHBA nuk i inkurajon ukrainasit të sulmojnë brenda Rusisë

Një ditë pasi Rusia njoftoi se dy baza të saj ajrore ishin goditur me dronë, përfshirë dhe një që ndodhet shumë larg kufirit me Ukrainën, një tjetër bazë ruse është goditur po me dronë, duke ngjallur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që reaguan ashpër ndaj këtyre zhvillimeve.

09:06
Polonia po përgatitet të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore në territorin e saj

Polonia po përgatitet të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, pas shpërthimit të raketës që i mori jetën dy personave.

08:59
FOTOT/ Dita historike për Tiranën, Rama ndan fotot nga samiti: Ngjarje e paharrueshme!

Shqipëria për herë të parë në historinë e saj, u shndërrua dje për disa orë në kryeqytetin e Europës, ku bëri bashkë në Tiranë të gjithë krerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me konkretizimin një sërë marrëveshjesh.

08:55
Plagosja e 16-vjeçarit nga policia/ Protesta të dhunshme në Greqi, plagosen 10 policë

Dhjetë policë u plagosën nga personat e komunitetit romë, gjatë protestave të dhunshme që u zhvilluan në Greqi.