Për të mos rritur kostot me barnat e rimbursueshëm, pacientët sorollaten dhe orientohen në mënyrë abuzive.

Një nënë 76-vjeçare nga Durrësi ka ardhur në QSUT pasi më në fund i është thënë që e përfiton holluesin e gjakut që përdoret nga pacientët me probleme kardiake dhe diagnoza të tjera.

Por në fakt duhet ta përfitonte që në fillim. Por për një vit e gjysmë kjo 76-vjeçare e ka blerë me para nga xhepi holluesin e gjakut.

Mjekët që nëpër qendra shëndetësore kanë një limit të barnave që mund të rimbursojnë në mënyrë që të mos rriten kostot financiare.

Në rast se mjekët e kalojnë këtë limit, atëherë ata ndëshkohen me gjobë.

Por ajo që është edhe më absurde është trajtimi i pacientëve me probleme të zemrës me një trajtim mjekësorë ndryshe nga ajo që e rekomandon mjeku specialist në qendrën e konsultave.

Për të mos rritur kosto financiare mjekët e familjes janë urdhëruar që pacientët kardiakë duhet të trajtohen për 6 muaj me sindromë, pra të bëjnë matjet të herëpashershme të hollimit të gjakut e më pas të kalojnë tek trajtimi që rekomandohet nga mjeku specialist.

Top Channel