I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Berat

07/12/2022 10:29
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë është vënë në pranga këtë të mërkurë.

Shtetasi me inicialet Dh.Gj.(P.) banues në Kuçovë, është dënuar në 31 maj me “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

Top Channel