Vepra të ndryshme penale/ Vihen në pranga dy persona, nën hetim tre të tjerë në Fier

07/12/2022 13:58
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

Po hetohet në gjendje të lirë një 71-vjeçari, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 26-vjeçaren.

Të arrestuar janë: 

-62-vjeçari me iniciale F. P., banues në Ballsh, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-52-vjeçari banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Nën hetim janë:

-71-vjeçari me iniciale F. L., banues në Buzëmadh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 26 vjeçe.

-59-vjeçari me iniciale A. Xh., banues në Kuman të Roskovecit, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër.

-40-vjeçari me iniciale Z. K., 40 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel