U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Thoma Gëllçin

07/12/2022 12:51
Thoma Gëllçi

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u shpall shpallur fajtor në 2 qershor nga Gjykata e Posaçme anti-Korrupsion, që e dënoi me një vit e katër muaj burg, për shpërdorim detyre. Gëllçi ankimoi vendimin, por pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi dënimin për të.

Dënimi i ish-drejtorit të RTSH-së, nga dy vite zbriti në një vit e katër muaj.

Në fuqi mbetet dhe dënimi për tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Ervin Murrjën, Juliaj Tapia dhe Alban Malaveci për shkelje të barazisë në tendera. Ata janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga një vit burg.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

-“Deklarimin fajtor të të pandehurit Th.G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Th.G. me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Th.G. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Th.G. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të pandehurit J.T., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.T. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.T. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin J.T. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin E.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij do të zbatohet masa e sigurimit “arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 79 dt. 07.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin A.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Top Channel