Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport në të cilin tregohet për të vrarët civilë në ditët e para të luftës në Ukrainë.

Sipas tyre të paktën 441 civilë u vranë nga forcat ruse në ditët e para të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dokumentoi ekzekutime të përmbledhura dhe sulme në tre rajone: Kiev, Chernihiv dhe Sumy. I gjithë ky studim lidhet me periudhën kohore 24 shkurt dhe deri në fillim të prillit, kur forcat ruse u tërhoqën nga tre zonat.

Në raport thuhej se forcat e armatosura ruse në kontrollin e zonave çuan në vdekjen e 441 civilëve (341 burra, 72 gra, 20 djem dhe 8 vajza), por shtoi se numri aktual i viktimave në tre rajone ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Provat u mblodhën nga 102 qytete dhe fshatra.

Sky News shkruan se gjatë luftës deri më 4 dhjetor, OHCHR ka deklaruar se kishte numëruar 6,702 vdekje civile dhe se monitorimi i saj përfshin shkelje nga të gjitha palët.

Raporti zbuloi gjithashtu se shumë nga trupat e dokumentuar mbanin shenja se viktimat mund të ishin vrarë qëllimisht.

Pavarësisht akuzave Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë gjithë luftës.

Top Channel