Melburni ka pasur një vit mbresëlënës dhe ka lënë shumë mbresa tek vizitorët në vitin 2022. Një nga lagjet e tij është cilësuar si lagja më ‘cool’ në Australi.

Më pas iu dha titulli i qytetit më miqësor ndaj LQBTQIA+ në Australi (dhe i katërti në mbarë botën). Gjithashtu, një barist i Melburnit u kurorëzua edhe kampion i “World Barista Competition”. Tani, Melburni është shpallur qyteti më miqësor në botë.

Melburni triumfoi mbi 23 nga qytetet më të vizituara anembanë globit (përfshirë Sidney) për qytetin më miqësor në botë. Fituesit u vendosën sipas një sërë faktorësh: lumturia e banorëve, siguria, përfshirja LGBTQIA+, atraksionet kryesore dhe hotelet me vlerësimin më të lartë. Duke përdorur kriteret e tij miqësore për qytetin, këshilluesi i planifikimit urban William Russell, e shënoi Melburnin një qytet miqësor me rezultatin 6.06. Russell deklaroi se:

“Melburni është një qytet që po ecën përpara me rritje të shpejtë dhe njihet si një qytet plotësisht i hapur, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, si dhe një vend mikpritës për komunitetin LGBTQI+, të cilët shpesh janë ndër komunitetet më të margjinalizuara në mbarë botën”.

A do ta kishit marrë me mend se faktori kryesor i tërheqjes së këtij qyteti sipas kompanisë “Yelp” është “Queen Victoria Market”? Kompania e sigurimeve deklaroi se “Queen Victoria Market” shënoi pikë marramendëse 7.296 nga dhjetë, duke ndihmuar që qyteti i Melburnit të vihet në vendin e parë.

Pas Melburnit ishte Parisi, me një rezultat 5.99, qytet të cilin William Russell e komentoi për restorantet e romantike me ushqime të shijshme, të cilët kontribuonin drejtpërdrejt në lumturinë e parizienëve. Vjena doli në vendin e tretë me një rezultat prej 5.91, dhe duke pasur parasysh se është votuar disa herë si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar në botë dhe kjo është një arritje e lartë. Sydney u rendit në vendin 13, me një rezultat të qytetit miqësor prej 4.62.

Top Channel