​KQZ-ja vazhdon përgatitjet pavarësisht incidenteve: Jemi të angazhuar për zgjedhje demokratike në veri

07/12/2022 11:12

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë marrë të gjithë hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, përkundër incidenteve të së martës atje.

Kështu ka bërë të ditur Radoniqi me rastin e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviçit.

Radoniqi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat për të përgatitur këto dy procese zgjedhore:

“Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët… Para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Shërbimi i kësaj udhëzuesi është që të krijosh kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën”, theksoi ai.

Nga hedhja e shortit doli kjo renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovë 112, Lëvizja Vetëvendosje me numrin, 115 Partija Kosovskih Srba 113, ndërsa Sladjana Pantoviç, kandidate e pavarur për Komunën e Zvecanit me numrin 114.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Mbrëmë, derisa zyrtarët komunalë zgjedhor bashkë me zyrtarët policorë tentuan të hynin në zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore kanë ndodhur shpërthime, të cilat u bë e ditur të kenë ardhur nga strukturat ilegale serbe në veri.

Top Channel