Plagosja e 16-vjeçarit nga policia/ Protesta të dhunshme në Greqi, plagosen 10 policë

07/12/2022 08:55

Dhjetë policë u plagosën nga personat e komunitetit romë, gjatë protestave të dhunshme që u zhvilluan në Greqi.

Protestat e dhunshme nisën pas plagosjes me armë nga policia të një 16-vjeçari në Selanik, i cili tentoi të largohej pa paguar 20 euroshin e karburantit që kishte hedhur në makinën e tij.

Sipas ELA, gjashtë policë janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre nga protestuesit dhe katër të tjerë nga predhat. Deri më tani dy persona janë vënë në pranga, pas trazirave në zonë.

Mediat vendase shkruajnë se i riu ndodhet në gjendje serioze për jetën në një spital të Selanikut.

Ata u mblodhën mbrëmjen e së martës në rrugën Mornou në zonën e Aulizë, e më pas ndezën zjarre dhe hodhën sende ndaj forcave të policisë të pranishme në zonë.

Më herët protestuesit kishin mbyllur rajonin Egaleo, i cili mbetet ende i bllokuar, ndërsa për disa orë u mbyll edhe Avenue Phylis, aty ku u ngritën barrikada.

Forcat e Rendit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit djegin kazanët e plehrave dhe bllokojnë rrugën kryesore duke hedhur parulla.

Protestat e romëve ndodhin pikërisht në përvjetorin e 14 të vrasjes së 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos nga një polic grek në dhjetorin e vitit 2008, një ngjarje që solli protesta nga më të dhunshmet në vend.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel