Të paktën 155 persona janë lënduar pas përplasjes së dy trenave në Spanjë, në rajonin e Katalonjës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:50, ku trenat u përplasën në një stacion në periferi të Barcelonës.

Mediat lokale raportojnë se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën teksa njëri ishte i parkuar në stacion.

Janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Shërbimet e urgjencës njoftuan se 150 persona janë dëmtuar lehtë, ndërsa 5 të tjerët në gjendje pak më të rëndë.

Aktualisht tre persona janë transferuar në spital ku po marrin mjekimin.

 

Top Channel