Kontribut thelbësor në titujt e skuadrës, mesfushori shqiptar rinovon me skuadrën bjelloruse

07/12/2022 16:51

Valon Ahmedi do të vijojë të jetë pjesë e organikës së Shakhtyor Soligorsk për të paktën edhe dy vite.

Mesfushori me tipare ofensive është pjesë e bjellorusëve prej vitit 2021, ndërsa falë paraqitjeve në fushë, drejtuesit do t’i besojnë 28-vjeçarit deri në 2024-tën.

Konfirmimin për rinovimin e kontratës vjen nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, aty ku theksohet edhe fakti se Valon Ahmedi ka qenë nga ata lojtarët thelbësorë që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës si triumfi dy herë radhazi në kampionat, po ashtu edhe në një Superkupë të fituar.

Sa i takon statistikave të sezonit të fundit, Ahmedi është aktivizuar në 25 ndeshje të kampionatit bjellorus duke shënuar dy gola, por edhe duke regjistruar katër asiste. Kujtojmë se nga vera, pjesë e Soligorsk është edhe një tjetër futbollist shqiptar, Ardit Krymi me mesfushorin që u transferua në Bjellorusi nga skuadra e Vllaznisë./ Super Sport

Top Channel