Seriali dokumentar i Netlix bën efekt/ SHBA miraton projektligjin për të frenuar pronësinë e luanëve dhe tigrave

07/12/2022 18:00

Një projektligj për të kufizuar pronësinë private të kafshëve si luanët dhe tigrat në SHBA ka kaluar me pëlqim unanim në Senat.

Akti i Sigurisë Publike të Maceve të Mëdha do të ndalojë njerëzit që t’i mbajnë ato si kafshë shtëpiake, të ekspozohen në publik apo të kenë mundësi të fotografohen.

Sipas projektligjit të ri, zotërimi i luanëve, tigrave, leopardëve, cheetahs, jaguarëve, pumave ose ndonjë hibrid i këtyre specieve do të kufizohet në vendet e mbrojtura të kafshëve të egra, universitetet dhe kopshtet zoologjike të certifikuara.

Përpjekjet për të frenuar pronësinë e kafshëve janë rritur pas serialit dokumentar të Netflix, “Tiger King”.

Sipas vlerësimeve të konservatorëve, deri në 7,000 tigra jetojnë në SHBA ose në kopshte zoologjike ose në pronësi private, gati dyfishi i 3,890 tigrave që jetojnë në botën e egër në mbarë botën.

Institutit i Mirëqenies së Kafshëve zbuloi se shumë ekspozita i përdorin macet e mëdha për fitime monetare dhe më pas i vrasin pasi tejkalonin fazën e këlyshëve.

Ato që ekspozohen duhet të mbahen të paktën 4.5 metra larg publikut ose pas një pengese për të parandaluar kontaktin.

Megjithatë, pronarët aktualë të maceve të mëdha do të lejohen të mbajnë kafshët e tyre, për sa kohë që ata nuk lejojnë kontakte të drejtpërdrejta mes tyre dhe publikut.

Top Channel