
Wanda Nara “harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së: Nuk do e zbuloni kush është
24/06 16:30
Vështirë që dikush të ndjejë dhimbje më të mëdha sesa humbja e nënës, personit më të dashur që ekziston.
Francesco Paciello ndodhej në fushë ndërkohë që e shtrenjta e tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërroi jetë.
Lajmin e kobshëm e mori vesh në pushimin mes pjesëve të takimit që skuadra e tij, Battipagliese, po luante ndaj Macchia-s në Itali. Pasi shpërtheu në lot sulmuesi italian i befasoi të gjithë: shokët, trajnerin dhe stafin teknik!
26-vjeçari vendosi të përfundonte detyrën e tij dhe zbriti në fushë duke menduar se nëna e dashur do dëshironte që ai ta mbaronte ndeshjen. Dhimbjen e ktheu në forcë dhe ia doli të realizonte dy gola. I pari erdhi nga një goditje dënimi.
Top Channel