Drejt Feyenoord-Inter/ Chivu kthen faqe: Të mësojmë nga gabimet, derbi të kthehet në energji pozitive
Të kuqtë marrin tri pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa durrsakët zhgënjejnë sërish në Kategorinë Superiore.
Partizani rikthehet te fitorja, duke mposhtur Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorinë Superiore.
Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 59-të, kur Atanaskoski realizoi një gol spektakolar, duke kaluar të kuqtë në avantazh.
Teuta u përpoq të reagonte dhe kërkoi me ngulm barazimin, por portieri Qirko u përgjigj me pritje vendimtare, duke i mohuar golin skuadrës durrsake. Edhe Daci pati një mundësi të mirë në minutën e 75-të, por vendasit nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Kjo fitore merr një rëndësi të veçantë për Partizanin, që kërkon të dalë nga kriza e rezultateve, ndërsa Teuta pëson një tjetër goditje pas humbjes ndaj Egnatias në javën e kaluar.
Top Channel