Me ndryshimin e motit ju shfaqen dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Çfarë thonë ekspertët

07/12/2022 16:10

Rënia e temperaturave nënkupton probleme shëndetësore për disa njerëz.

Me ndryshimin e motit shumë prej jush përkeqësohen nga dhimbjet e kyçeve dhe kockave. Mjekët ende nuk janë plotësisht të qartë pse ndodh kjo.

Ekziston mundësia që ndryshimet e temperaturës të lidhura me reshjet të gjenerojnë ndryshime në mbështjellësin e indit lidhës të quajtur shtylla kurrizore.

Mjeku Lynn Poston konstaton se:

Kur muskujt dhe nyjat ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet, duke na bërë të ndihemi të ngurtësuar.

Një tjetër teori është se dhimbja është pasojë e rënies së presionit atmosferik që ndodh kur rritet lagështia në ajër. Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve.

Nëse zakonisht zgjoheni me dhimbje të këmbëve, edhe kur nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje, kjo simptomë mund të jetë tregues i problemeve serioze shëndetësore. Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë. Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët të gjakut, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin.

 

Top Channel