Dhjetëra sulme gjatë natës në Zaporizhzhia, tre të plagosur dhe ndërtesa të shkatërruara

07/12/2022 09:40

Dhjetëra sulme ruse kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, duke lënë tre persona të plagosur dhe banesa të shkatërruara.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Oleksandr Starukh deklaroi se dronët dhe raketat shkatërruan shumë shtëpi në dy fshatra, ndërsa mes të plagosurve është edhe një 15-vjeçare.

Ai shtoi se gjatë ditës dhe natës së kaluar, ka pasur 54 sulme ruse, kryesisht në qytete e fshatra. Në to përfshihen sulme me raketa, dy sulme ajrore, 30 predha artilerie si dhe sulme me dronë.

Pesë persona u plagosën dje gjatë pasdites, ndërsa njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.

Top Channel