Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Veç aktrimit dhe drejtimit të “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.
Por padyshim që dhe jeta e tyre private tërheq një vëmendje shumë të madhe.
Djemtë nuk ngurrojnë që të na tregojnë momente nga përditshmëria e tyre, por më i fundit i postuar nga Romeo është me të vërtetë i veçantë. Pak orë më parë, ai ka ndarë një foto nga fëmijëria e tyre së bashku me vëllanë tjetër, Marion dhe babanë e tyre. Këtë postim, aktori ia ka dedikuar këtij të fundit i cili feston sot ditëlindjen duke e uruar me fjalët më të bukura.
“Gëzuar ditëlindjen superhero”
Para pak ditësh Romeo publikoi një projekt të ri muzikor i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona dhe titullohet “Amante”.
Ky duet ishte një surprizë nga artistët, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë dhe e kanë lajmëruar vetëm disa ditë më parë me anë të një video ‘TikTok-u’ të publikuar në Instagramin e tyre.
Top Channel