E enjte, 26 Prill 2018
23:35
Akuzohet për abuzim seksual, komediani: I lumtur që gratë besohen nga gjykata

Komediani amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor për tre akuza për sulme seksuale, secila prej të cilave mbart një dënim të mundshëm me 10 vjet burg.

23:19
Berlusconi: Shitja e Milanit ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve

Në një takim publik në Udine të Italisë, lideri i Forza italia, Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për shitjen e Milanit, duke e cilësuar atë si shkakun që forca e tij politike mbeti në pragun e 14-14.5% të votave.

23:02
Marseille, hap të sigurt drejt finales

Marseille ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Salzburgut të Valon Berishës në ndeshjen e parë të luajtur në Francë të vlefshme për gjysmëfinalen e Europa League.

22:56
Arsenal dominon gjithçka, Atletico rrëmben barazimin në Londër

Edhe pse me një lojtar më pak, Atletico Madrid ka arritur të marrë një barazim 1-1 në Londër ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

22:33
Incidenti “hot” i Scarlett Johansson në tualetin e avionit

E ftuar në ‘talk show’ amerikan ‘Jimmy Kimmel Live!’, aktorja Scarlett Johansson ka rrëfyer një moment të turpshëm për të teksa ishte duke fluturuar me avion.

22:13
Mollie, prezantuesja seksi e BBC – FOTO

Mollie King është prezantuesja e re e BBC Radio 1 së bashku me Maya Jama.

22:09
Luftë për “fronin” e xhunglës

Juan Manuel Santos fitoi një Çmim Nobel në vitin 2016 pasi arriti marrëveshjen historike mes shtetit kolumbian dhe grupimit të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, njohur si FARC. Por paqja me organizatën që terrorizoi vendin për 5 dekada ka ardhur me një çmim të shtrenjtë për vendin amerikano-jugor.

21:47
Topalli: PD, parti e kunatit! Deputetët i japin llogari atij për tenderat që duhet të fitojnë

Me Lulzim Bashën në krye, Jozefina Topalli është e bindur që Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.

21:43
Andi Hoxhaj, shqiptari nderohet nga Akademia Britanike

Shqiptarët e suksesshëm në Perëndim nuk janë të paktë dhe rasti më i fundit mbërrin nga Britania e Madhe.

21:30
Topalli e Imami: Basha thirri kongresin pas artikullit të “Mother Jones”! Nuk vjen asnjëherë në pushtet

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” e lidhin vendimin e Lulzim Bashës për të thërritur Kongresin e partisë me artikullin e publikuar nga “Mother Jones” për lobimin në SHBA.

21:06
Harri i kthen nderin, Uilliam shoqërues në dasmën e princit

Princi Harry i ka kërkuar vëllait, Princit Uilliam të jetë shoqëruesi i tij në dasmën e pritshme. Në këtë mënyrë, ai duket se i kthen nderin, pasi vetë Herri ishte shoqëruesi i dukës së Kembrixhit në dasmën e tij në 2011.

20:49
Vrau gruan për motive të dobëta, policia arreston të moshuarin

Policia e Kukësit ka zbardhur pas 22 ditësh vdekjen e një të moshuare në fshatin Borje të këtij rrethi.

20:40
Spitalet, më shumë sanitare e staf, sesa mjekë

Fiks Fare vëzhgoi disa spitale rajonale dhe bashkiake, ku rezultoi se më shumë kishte sanitare dhe staf mbështetës sesa mjekë. Shërbimi spitalor në Shqipëri përbëhet nga 5 spitale universitare, 11 rajonale dhe 24 bashkiake.

20:34
“Mother Jones” kundër opozitës shqiptare? Autori: Hulumtojmë kompanitë fantazmë

Përmes dy artikujve të publikuar në një distancë kohore prej pak muajsh nga njëri-tjetri, revista “Mother Jones” shënjestron dy partitë kryesore të opozitës shqiptare për burimin e parave të përdorura për lobim në Shtetet e Bashkuara.

20:25
Lobimi, LSI ironizon me gazetarin e “Mother Jones”

Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar me tone ironie ndaj gazetarit Dan Friedman, njëri prej autorëve të artikullit të publikuar në revistën “Mother Jones” për lobimin e kësaj force politike në SHBA.

20:15
LSI e akuzoi për sajesë, autori i shkrimit për lobimin: Faktet janë aty! LSI nuk u përgjigj pyetjeve tona

LSI reagoi të mërkurën pas shkrimit të revistës Mother Jones, duke e quajtur atë “manipulim, mashtrim pa fakte dhe të shtrembëruar”.

20:11
Përkthyesit e shenjave, do rihapen kurset e kualifikimit

Pas lajmit të Top Channel se në Shqipëri nuk ofrohen kurse për gjuhën e shenjave, që nga viti 2005, për mungesë fondesh nga qeveria, por, edhe faktit që në të gjithë vendin ka vetëm 4 përkthyes të certifikuar të gjuhës së shenjave, por që nuk janë të licencuar, pasi shteti shqiptar nuk e njeh si profesion përkthyesin e kësaj gjuhe, vjen edhe reagimi i parë i qeverisë.

20:08
Inter-Juve, rekord absolut: mbi 5 mln euro nga biletat

Inter-Juve vendos rekordin e shitjes së biletave. Në pritje të ndeshjes së fundjavës, decisive për të dyja skuadrat italiane, janë shitur të gjitha biletat në San Siro.

20:07
Lufta kundër Terrorizmit, Xhafaj në Paris: Prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në “Konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaeda”, e cila po zhvillohet në Paris në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

20:00
Kim kalon kufirin, takim historik dhe një pishë që bashkon Koretë

Kim Jong un do të jetë i pari lider koreano-verior që do të shkelë në tokën koreano-jugore që nga fundi i luftës mes koreve në 1953, ndërsa detajet përfundimtare të samitit, janë vendosur tashmë.

19:57
Pronat, 25 vite në gjyqe. “Qiraxhiu hipotekoi shtëpinë që nuk ekziston”

Shkëlqim Tufa dhe familjarët e tij kanë 25 vite ose çerek shekulli nëpër gjyqe.

19:42
PD: Pa Tahirin para drejtësisë, Gjermania s’hap negociatat

Kryeministri Edi Rama tha se ishte optimist për dritën jeshile nga Berlini për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, por Partia Demokratike nuk e mendon kështu.

19:38
Meta: Nuk ka rrugë tjetër veç BE

Në Ballkan prej vitesh nuk ka më luftëra. Vendet e tij janë në faza të ndryshme të afrimit me Bashkimin Europian, ndërsa në strategjinë e zgjerimit të Unionit ka edhe një kërkesë të prerë për anëtarësimin e plotë: zerim të konflikteve ndërfqinjësore të së shkuarës.

19:36
Letra prekëse e familjes së DJ Avicii: Nuk mund të shkonte dot më tej!

Familja e Avicii, yllit të muzikës elektronike që vdiq një javë më parë në Oman, ka nisur një komunikatë për mediat që të bën të kuptosh se DJ i famshëm ka shkuar drejt një vetëvrasje. Gjithçka duhet të zbulohet nga policia, edhe pse fjalët e familjarëve lënë shumë dyshime: “Tim nuk nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen dhe punoi me ritme që e çuan në niveli të një stresi ekstrem”.

19:35
2-vjeçari ngre Anglinë në këmbë. Mjekët, frikë të dalin rrugëve

Pasi nuk u lejua ta merrte të birin as në shtëpi, babai i Alfie Evans tha për mediat se mjekët e spitalit Alder Hey i urrenin, i shihnin me përçmim ngaqë i kanë luftuar për gjithë këto ditë.

19:33
Krichbaum e pranon: Merkel nuk ndan të njëjtin mendim me mua për negociatat

Gunther Krichbaum ka zgjedhur një kanal komunikimi të pazakontë për të bërë të ditur se qëndrimi i tij përsa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë është i ndryshëm nga ai i kancelares Angela Merkel.

19:27
“Mishërim i Perëndisë!” 23 vjeç në trupin e një fëmije

Një person, i cili ka lindur 23 vite më parë, e ka kaluar jetën e tij brenda trupit të një fëmije vetëm 11 kilogramë dhe i paaftë për të ecur apo për të folur.

19:23
Ish-drejtori i CIA-s, Pompeo, konfirmohet si Sekretar i Shtetit

Senati amerikan ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit, duke i dhënë fund një beteje të ashpër për zyrtarizim.

19:21
Brenda muzeut të linçimit – FOTO

Memoriali Kombëtar për Paqe dhe Drejtësi, i quajtur ndryshe edhe si muzeu i linçimit, është çelur të enjten në Montgomery, Alabama, me shtatore, instalacione, foto dhe kujtime të tjera që tregojnë për tmerret që përjetonin afro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

19:09
Një hap drejt pavdekshmërisë? Mbahet 36 orë në “jetë” truri pa trup

Mjekësia ka evoluuar ndër vite dhe sot, falë edhe zhvillimit të teknologjisë është në gjendje që të transplantojë të gjitha organet e trupit, përveç njërit.

18:58
Nora Gjakova, medalje e artë për Kosovën në Europian

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka korrur tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

18:40
“Eliminoi” Juventusin, flet për herë të parë arbitri…

Michael Oliver, arbitri anglez që drejtoi ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Juventus, foli për herë të parë mbi abuzimin që ai dhe bashkëshortja e tij vuajtën nga tifozët. Shkak për këtë ishte penalltia që ngjalli diskutime dhe që kontribuoi në eliminimin e Juventus, një vendim që ende shkakton polemika dhe ndasi.

18:23
Ricciardo: Mercedes apo Ferrari? Dua titullin kampion

“Nuk kam folur as me Mercedes dhe as me Ferrarin. Do vendos në verë, por nuk do të bëj më pilotin e dytë. Dua të luftoj për t’u shpallur kampion bote”. Fjalë të forta këto nga piloti australian Daniel Ricciardo, që duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

18:14
Për “Tahirin” u fol në Bundestag, Rama: U pyetëm për këtë çështje

Kryeministri Edi Rama as pohoi, por as mohoi se në takimin me Angela Merkel është diskutuar edhe për çështjen “Tahiri”.

18:05
Pas Serbisë në Kosovë, Tusk: S’ka BE pa normalizim të marrëdhënieve

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka porositur institucionet kosovare që të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime, në të kundërtën Kosova nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian.

17:58
Gjermania në mëdyshje, Rama: Nuk shkuam për të marrë “Po”-në! Krichbaum s’më ka thënë gjë në sy

Kryeministri Edi Rama e quajti një mision të përmbushur dhe një vizitë të suksesshme vizitën dyditore në Gjermani.

17:57
Vettel: Ricciardo te Ferrari? Nuk më intereson!

Sebastian Vettel nuk ka dëshirë të shqetësohet nga zërat e merkatos, veçanërisht kur flitet se australiani Ricciardo është në shënjestër nga Ferrari.

17:42
Kina me sytë nga Hëna, zbulon planin për ta “populluar”

Kina planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë dhe kur themi pallat, bëhet fjalë për një pallat në kuptimin e plotë të fjalës. Projekti, që është në fazën përfundimtare të studimit, synon ndërtimin e një baze në satelitin tonë të vetëm natyror, për ta shfrytëzuar si pikënisje për misione hapësinore në të ardhmen.

17:32
“Mos më prek!” Tifozët sulmojnë gazetaren “live”… – VIDEO

Ishte një lidhje “live” normale me gazetaren para stadiumit ku u zhvillua pak ditë më parë finalja e Kupës së Spanjës, ku Barcelona triumfoi ndaj Sevillas.

17:17
Sherr në familje, të shtëna me armë brenda në banesë

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë në një familje.

17:16
Nga një “kasolle” balte, në Pallatin Mbretëror më të famshëm në botë

Është kështjella ku kanë jetuar më shumë se 39 monarkë britanikë dhe ku më 19 maj do të zhvillohet ceremonia martesore e Princit Harry me Meghan Markle.

17:08
Juncker “qetëson” grekët: Rekomandimi për Shqipërinë, nuk do të thotë anëtarësim

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se rekomandimi i dhënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE.

17:01
Skënderbeu, me sytë nga CAS. 6 orë pyetje në UEFA, dëshmojnë lojtarët kyç

Pas rreth 6 orë pyetjesh dhe përballje faktesh, përfundon paraqitja e përfaqësuesve të Skënderbeut përballë Komisionit të Apelit të UEFA-s.

16:44
“Bashkitë, motor pozitiv për integrimin e Shqipërisë”, publikohet raporti

Performanca e pushtetit vendor në çështje që lidhen me BE-në u diskutua në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.

16:37
E veja e Steve Jobs, blen vilën me vlerë 16.5 milionë dollarë

Një vilë me vlerë prej 16.5 milionë dollarë në San Francisco është blerja më e fundit e bashkëshortes së të ndjerit Steve Jobs

16:30
“EMDrive”, sistemi që mund të na çojë në një tjetër galaksi

Një projekt i hedhur në kosh nga NASA u mor dhe u studiua prej disa vitesh nga shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Dresden të Gjermanisë, që arritën në një përfundim krejt të kundërt me atë që kishin arritur vite më parë studiuesit e agjencisë amerikane.

16:17
Dhuratë bashkëshortit një plantacion me kanabis për përvjetor!

Ayda Field ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të shtrenjtë bashkëshortit të saj Robbie Williams, për përvjetorin e tyre të martesës dhe duhet theksuar se kjo nuk është një dhuratë e zakonshme.

15:51
Krichbaum: Shqipëria jo gati për negociatat, ia thashë edhe Ramës

Për deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave. Këtë qëndrim ai e ka rikonfirmuar edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, një ditë pas takimit të Ramës në Komisionin e Jashtëm të Gjermanisë, të cilin Krichbaum e kryeson.

15:45
E bujshme! Manjati ofron 800 mln paund për blerjen e “Wembley”-t

Federata e Futbollit (e Anglisë) ka marrë një superofertë “të çmendur”, realisht të çmendur nëse qëndrohet me këmbë në tokë, prej 800 milionë paund, për të shitur stadiumin mitik “Wembley”.

15:30
“Presidentet”; Shfaqja e re në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Presidentet e Werner Schawab janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare.

15:27
“Diva” të muzikës shqiptare. Koncert me Irmën, Rovenën, Enedën dhe Besën

Në konceptin e një koncerti të mirëfilltë, ku në qendër të jenë këngëtaret shqiptare të skenave të mëdha, për herë të parë Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima do të ngjiten në të njëjtën skenë më 16 maj, në një spektakël që në qendër ka divat e muzikës shqiptare.

15:25
Bota e kafshëve siç nuk e keni parë kurrë më parë

Natyra dhe bota e kafshëve të befason gjithnjë. Kjo është edhe arsyeja primare që National Geographic çdo vit zhvillon konkursin për foton më të mirë të botës së egër.

15:21
Paratë e lobimit të LSI-së, në investigimin e “Mother Jones”; LSI: Mashtrim, do ta padisim

“Mother Jones” i është rikthyer investigimeve të saj mbi vendin tonë, duke shënjestruar këtë radhë një tjetër parti shqiptare dhe ish-kryetarin e saj, që tani është president.

15:18
Rrugët e shkatërruara; BB jep 50 milionë dollarë për tre akse

Banka Botërore njoftoi sot se ka miratuar një fond prej 50 milionë dollarësh për ndërtimin e rrugëve Pogradec-Tushemisht, Fier-Seman dhe Qafa e Thores-Theth, që të treja rrugë me potenciale turistike.

15:15
Ibra jashtë Botërorit, Suedia e përjashton

Qarkullonte prej kohësh, por tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në finalet e kampionatit botëror, Rusi 2018.

15:13
S’ka ujë për të mbjellat; Fermerët në Rrogozhinë: Po na thahen 200 hektarë tokë

Arsyeja se perse në treg ka domate italiane dhe jo prodhimet e serave apo fushave të Myzeqesë, fermerët e shpjegojnë me mungesën e vaditjes. Në Lekaj të Rrogozhinës, 200 hektarë tokë nuk kanë ujë, sepse kanali kullues nuk është pastruar në kohë. Sipas fermerëve bordi i kullimit e nisi pastrimin e tij këto ditë ndërsa është tepër vonë.

15:12
Vuçiç, gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës, nëse Serbia merr diçka në këmbim

Tani është mundësia për marrëveshjen e Kosovës, por me çfarë kostoje?

15:01
Tahiri, “taksa” e bisedimeve?! Gjermania, as po as jo: Vendimi së shpejti për Shqipërinë

Gjermania ende nuk e ka një përgjigje për fatin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mediat gjermane ndërkohë raportojnë se në takimet e kryeministrit Rama ne Berlin është përmendur ish-ministri Saimir Tahiri. Siç raporton DW, emri i Tahirit është përmendur edhe nga deputetët e majtë në Bundestag.

15:00
U vra për 9.600 lekë, policia: 5 mln lekë për informacione mbi grabitësit e Kamzës

Mëngjesin e së enjtes, familja Buci në Kamëz nuk hapi si çdo ditë qepenin e minimarketit, por dyert e mortit.

14:53
Liverpool ngre murin: 230 milionë euro për kartonin e Salah

Mohamed po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, duke bërë që prej disa kohësh të eklipsojë edhe dy më të mirët e 10 viteve të fundit Ronaldo e Messi.

14:33
Ka 20 vjet që shmanget, Iuliano: Penalltia Ronaldos? Pyesni VAR-in

Kanë kaluar plot 20 vjet nga ai moment, pikërisht më 26 prill 1998 dhe një prej aktorëve protagonistë vazhdon të ‘fshihet’, duke mos e thënë kurrë të vërtetën.

14:32
Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës që të dënojë me 5 vite burg për dyshimet e korrupsionit Artur Zoton, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

14:27
Roma “blindohet” pas incidenteve në Liverpul

Roma do të përjetojë ditë të nxehta në fillim të muajit maj. Kryeqyteti italian, pas ngjarjeve të rënda në Liverpul, do të blindohet për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, mes verdhekuqve dhe “The Reds”.

14:22
TopAwards/ Andos i këndon syve dhe futet në “The Top List”

Andos Sinani, një ndër artistët më të talentuar të muzikës shqiptare, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, për të cilin shprehet se është projekti më i sinqertë që ai ka bërë deri tani.

14:22
Tarifat e Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Edhe pse u mendua se për Europën do të kishte lëshime, raportet në mediet gjermane tregojnë se Berlini pret që tarifat ndëshkuese doganore amerikane ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga vendet e BE-së të hyjnë në fuqi më 1 maj.

14:19
Juve e Napoli, ndeshjet në të njëjtin orar

Juventus dhe Napoli do t’i luajnë ndeshjet e tyre të dy javëve të fundit të kampionatit italian në të njëjtin orar.

14:13
BMW M8 do të vijë në tre forma të ndryshme

Në një botë që me sa duket nuk mund të mjaftohet kurrë me performancën e lartë të një makine, priten akoma edhe më tepër lajme mbi fuqinë e makinave, apo veçantitë ato ofrojnë.

14:09
Rrëfehet Iuliano: Partizani ishte një projekt i paqartë

Pak muaj më parë Partizani ishtë në fundin e klasifikimit, madje duke rrezikuar ndjeshëm edhe rënien nga Kategoria Superiore, por që nga ajo kohë ka kaluar kohë dhe me pak sforco Partizani sot mund të gjejë një vend komod në Kupat e Evropës.

14:04
Të moshuarat japoneze kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65 vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.

14:03
Përgatituni për vitin 2020! Çfarë duhet të dini para udhëtimeve pa viza në “Schengen”

Shumë vende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët e të cilëve gjithsesi mund të futen në zonën “Schengen” të BE-së pa pasur nevojë për t’u pajisur me një vizë. Specifikisht janë 60 vende të tilla (sipas të dhënave të gushtit 2017) të cilat nuk janë në BE, por mund të lëvizin lirshëm pa viza.

13:51
BMW e Mercedes 6 ditë për të mahnitur kinezët

Në vitin e fundit kompanitë e mëdha të makinave kanë shënuar ulje të shitjeve, por kjo nuk i ka penguar aspak që të shohin akoma më tej në të ardhmen.

13:48
Luan Rama: Të krijojmë komitetin kombëtar në luftën kundër drogës

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar të grihet sa më parë Komiteti Kombëtar në luftën kundër drogës.

13:28
Artistët futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Bashkia: Vendimet nuk kanë lidhje me Teatrin

Artistët që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar u futën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e enjte dhe qëndruan derisa u votua pika për të cilën ata janë kundër.

13:21
Prostitucioni shtohet në listën e profesioneve për emigrim

Shtetet që pranojnë emigrantë me viza të ligjshme kanë një listë me profesionet më të kërkuara, “skilled workers”, që të plotësohen nevojat e vendit pritës.

13:19
Planeti i errët, mister edhe për shkencëtarët

Janë shumë gjera që ne, por edhe shkencëtarët nuk dinë përreth universit, këtu përfshihet edhe se si duket një planet me përmasat e Jupiterit, i quajtur WASP-104b.

13:15
Vasili: Vandalët e qeverisë dhe bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh me anë të një postimi në Facebook se “qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar”.

13:01
Vrasja në Kamëz, Basha: Ngjarja e tmerrshme, reflektim i pasigurisë në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Kamza dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga ngjarja barbare”, ku Agim Buci u ekzekutua me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij dhe shtoi se kjo ngjarje reflekton gjendjen e pasigurisë në vend.

12:58
Vendet më të pista në makinën tuaj – FOTO

Makina juaj është një terren ideal për mbarështimin e mikrobeve, por a e dini se cilat pjesë të brendshme janë më të këqija me to?!

12:41
Erjona Sulejmani godet sërish… (FOTO)

U bë e famshme në Europianin e Francës, ku në tribunat e stadiumeve mori të gjithë vemendjen me bukurinë e saj.

12:38
Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Çollaku: 6 individë në sallë, me mandate nul

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u braktis sot nga këshilltarët opozitarë (PD dhe LSI) pasi, sipas tyre, 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës.

12:37
Boateng 6 javë pushim, në rrezik Botërori

Nuk ka mjaftuar humbja në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Real Madrid, por duket se skuadra bavareze nuk do të ketë as shërbimin e Jerome Boateng. Shtatlarti i mbrojtjes u largua dje në mnutën e 34-t dhe stafi mjekësor dyshon se futbollisti ka mbyllur sezonin.

12:36
“Play off”-et e NBA-së, Houston kualifikohet për në gjysmëfinale

Houston Rockets është skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit, në kampionatin e NBA-së. Teksanën mposhtën Minnesotën në ndeshjen e pestë, 122-101, duke e mbyllur serinë me rezultatin 4-1.

12:33
Shkencëtarët: Moti i ftohtë më depresiv se terroristët

Një ditë e ftohtë dhe e mjegullt është e mjaftueshme për të ulur humorin e çdo kujt, e kjo tashmë është është e provuar.

12:23
25 vite nga vizita e Papa Gjon Palit, Meta: Ndjenja e hakmarrjes, një ndjenjë që rrënon

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka vizituar Shkodrën për të kremtuar 25 vjetorin e vizitës historike të Papa Gjon Palit II dhe në kujtesë të veprës së martirëve të Kishës Katolike shqiptare.

12:19
Vjedhjet në Kuçovë, një e arrestuar dhe dy në kërkim nga Durrësi

Një 30-vjeçare është arrestuar në flagrancë dhe dy persona të tjerë, S.B. 23 vjeç dhe E.D. 16 vjeç, janë shpallur në kërkim, që të gjithë banues në Durrës e rrethinat e tij, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B., 26 vjeç, nga Havaleasi i Kuçovës.

12:19
Pastrimi i Shqipërisë, Klosi: Bëhuni patriotë duke mos bërë pis vendin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat paraditen e së enjtes, deklaroi se po punohet fort për të rehabilituar problematikat që ka shkaktuar batërdia 27-vjeçare me mjedisin.

12:05
Protestë kundër kanalit, banorët e Shkozetit: Po na sëmur

Keisi, Driloni dhe Sergej janë shokë lagjeje dhe nxënës të së njëjtës shkollë në Shkozet të Durrësit. Ndonëse fëmijë ata bashkuan zërat me prindërit dhe banorë të tjerë të lagjes ku jetojnë për një mjedis të shëndetshëm e të sigurt.

12:04
Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak. Banorët e Orikumit hynë me forcë në mbledhje

Banorët e Orikumit pezulluan mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës me rrugën Transballkanike.

11:55
Seksi si Montana Brown! (FOTO)

Montana Brown nuk ka lënë vend për imagjinatë këtë të mërkurë.

11:55
Bindja e Macronit: Trump do ta rrëzojë paktin me Iranin

Donald Trump ka shumë mundësi ta rrëzojë marrëveshjen me Iranin. Presidenti francez, Emmanuel Macron e pranoi se mund të ketë dështuar në përpjekjet e tij për ta bindur shefin e Shtëpisë së Bardhë të mos e hedhë në erë paktin e arritur me aq mundim.

11:54
Zbulime të reja mbi vrasjen e Kennedy

Në afro 55 vite pas vrasjes së John Kennedy teori të pafundme konsiparative kanë dalë për të shpjeguar se nga realisht Presidenti i SHBA u qëllua, duke filluar nga kodrina e gjelbër në krahë.

11:44
Indi, autobusi përplaset me trenin, 13 nxënës ndërrojnë jetë

Plot 13 nxënës kanë humbur jetën fatkeqësisht, pasi autobusi i transportit shkollor të tyre u përplas me një tren në shtetin verior Uttar Pradesh të Indisë, teksa ende nuk dihet me saktësi numri i përgjithshëm i tyre.

11:33
Këshilli i Bashkisë së Tiranës, vendime në ndihmë të shtresave në nevojë

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës të kësaj të enjteje pritet të miratohen një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social, që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të kryeqytetit.

11:28
Të luftosh grabitësin me spec pluhur – VIDEO

Teksa shumë njerëz do ta godisnin grabitësin me çfarë të mundnin, një indian në Britani e ka gjuajtur me spec djegës pluhur.

11:21
Sherr mes shqiptarësh në Athinë, ekzekutohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë.

11:14
Studimi kinez zbulon “hilet” e Koresë së Veriut

Baza kryesore e Koresë së Veriut për testet bërthamore është shembur pjesërisht, si pasojë e shpërthimeve të njëpasnjëshme, duke e bërë të pasigurtë për teste të tjera dhe duke shtuar tej mase rrezikun e rrjedhjes radioaktive.

11:09
Ushtria britanike në “krizë”

Ushtria britanike është e përbërë nga 77,467 ushtarë, prej të cilëve më tepër se 17 mijë janë vlerësuar si të papërshtatshëm për të luftuar.

11:01
Apeli kundër dënimit 10-vjeçar të Skënderbeut, 5 lojtarë thirren dëshmitarë në Gjenevë

Nga ora 10 e paradites së sotme, në Gjenevë po zhvillohet seanca dëgjimore në Komisionin e Apelit të UEFA-s, ku skuadra e Skënderbeut do të kërkojë heqjen e dënimit që ka dhënë Komisioni i Etikës pak javë më parë, prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milion euro gjobë.

10:55
Fëmija bie nga furgoni me shpejtësi, shpëton pa dëmtime – VIDEO

Dy prindër kanë hedhur aksidentalisht nga furgoni fëmijën e tyre 10 muajsh pasi nuk e kishin siguruar në sediljen e pasme si edhe kishin lënë derën e furgonit hapur.

10:51
Vogëlushi lufton për jetën pa aparatura, babai: Duam ta marrim në shtëpi!

Babai i vogëlushit të sëmurë, Alfie Evans, ka bërë të ditur se këtë të enjte është parashikuar një takim me doktorët për të diskutuar marrjen e të birit në shtëpi.