Londër, hoteli me 5 yje shpërthen në flakë, 100 zjarrfikës në “luftë” me zjarrin

06/06/2018 17:36

Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan në përpjekjet për të shuar flakët në një hotel në zonën e Knightsbridge në Londër. Pamjet e publikuara në mediat sociale shfaqin shtëllunga të dendura tymi që ngrihen nga hoteli me 5 yje Mandarin oriental, i cili ishte rinovuar kohët e fundit.

Fatmirësisht nuk ka raporte për viktima dhe zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zjarrin. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, megjithëse janë hequr shpejt paralele me zjarrin e vitit 2017 në kullën Grenfell po në Londër, ku rinovimi i gabuar shkaktoi një tragjedi.

Zona e Knightsbridge është një prej lagjeve më të pasura në Londër, ku gjenden dyqane luksoze dhe hotele të shtrenjta. Mësohet se rrugët në zonë janë bllokuar, ndërsa autoritetet po trajtojnë situatën tek hoteli Mandarin Oriental.

Top Channel