Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness
Garbine Muguruza e Simona Halep janë tenistet që formojnë çiftin e dytë gjysmëfinalist të Roland Garros.
Spanjollja Muguruza mundi Sharapovën në çerekfinaleve në atë që u quajt edhe dueli i bukurosheve të tenisit në këtë turne. Sfida mes Muguruzës dhe ruses Sharapova nuk pati histori me spanjollen që ishte dominuese ndaj kundërshtares së saj të cilën e mundi 2-0. Në setin e parë Muguruza u shkëput në 4-0, për të mbyllur më pas këtë fraksion lojë 6-2. Seti i dytë filloi me tenistet që fituan nga një game me shërbimet e njëra-tjetrës.
Më pas Muguruza e rriti ritmin e lojës së saj duke fituar 5 game radhazi për ta mbyllur atë 6-1 duke siguruar kalimin në Gjysmëfinale të Roland Garros për herë të dytë pas atij në 2016, vit kur edhe e fitoi këtë turne. Ndërsa në çerekfinalen tjetër Simona Halep e pati shumë të të vështirë sfidën me Angelique Kerber të cilën e mundi me rezultatin 2-1 në 2 orë e 14 minuta lojë dhe përballja do të jetë edhe një sfidë për kreun e renditjes WTA.
Kerber fitoi setin e parë me tiebreak 7-6 me Halep që gaboi shumë, por rumunia diti të reagojë dhe të kthejë ndeshjen në favorin e saj. numri 2 i renditjes botërore barazoi gjendjen e seteve pasi fitoi fraksionin e dytë të lojës 6-3, ndërkohë që në setin final ajo u shfaq superiore ndaj Kerber duke e fituar atë 6-2 dhe krejt ndeshjen 2-1.
Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër e Roland Garros në turneun e femrave është ajo mes Sloan Stephens dhe Madison Keys që 9 muaj më parë diskutuan finalen e US Open.
Top Channel