Partia Demokratike vijon të jetë në komisionet parlamentare ku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Deputeti demokrat Florion Mima flet për rotacione të klaneve në ministrinë e Brendshme.

“Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme. Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë. 9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëri, thotë EUROPOL. Në ikje e sipër është klani i kokainës. 2 miliard e gjysmë euro, thotë Kombet e Bashkuara. Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo. Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne. Ka edhe një klan tjetër. Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai. Prandaj nuk hapen negociatat. Lexoni raportin e OSBE-së. Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka Gjykatë të Lartë”, tha Mima.

Top Channel