Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
RAMA: PLATFORMA E BASHKËQEVERISJES, SUKSES
10 mijë çështje janë rregjistruar në platformën “online” të bashkëqeverisjes si pasojë e së cilës janë ndëshkuar 150 persona në administratë. Kryministri Rama ftoi këdo që ta përdorë.
BQE NDAL PRODHIMIN E EUROS
Rënia e vlerës së euros ka detyruar Bankën Qendrore Evropiane që të ndalë prodhimin e kartëmonedhave pas hedhjes së sasive të mëdha në qarkullim prej vitit 2015.
SHOLTES: LIBERALIZIMI I VIZAVE, I VONUAR
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, tha se liberalizimi i vizave duhet të kishte ndodhur dhe për këtë fajëson edhe qeverinë e Kosovës.
VULLKANI NË GUATEMALË DËMTOI 1,7 MLN NJERËZ
Vullkani në Guatemalë i mori jetën 75 personave, ndërsa të zhdukurit raportohen në gati 200. Zyrtarët thanë se shpërthimi ka prekur jetët e 1,7 milionë njerëzve.
TRAJNERËT MË TË PAGUAR NË BOTË
Jose Mourinho është trajneri më i paguar në botë, me 26 milionë euro në vit. Pas tij renditen Marcello Lippi me 23 milionë dhe Diego Simeone me 22 milionë euro.
Top Channel