Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar në tragjedi në Prizren, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në fshatin Kobaj, ku ka shpërthyer një sherr mes kushërinjve. Gjatë përplasjes, i riu ka marrë plagë të rënda me mjet prerës dhe ka ndërruar jetë.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, ndërsa personat e dyshuar dhe familjarë të viktimës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Autoritetet kanë marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në zonë, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me prokurorinë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Top Channel