Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’
Një ushtar është arrestuar në Amerikë pasi vodhi një mjet të blinduar ushtarak dhe detyroi policinë në një aksion ndjekjeje prej dy orës në rrugët e mbingarkuara nga trafiku të një qyteti.
Mjeti ishte rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga baza e Gardës Kombëtare “Ford Pickett” në Virginia të martën, e më pas bënte xhiro me shpejtësi mes rrugëve të kryeqytetit të këtij shteti, Richmond.
Brother in law is a SWAT officer in the #RVA area and snapped this picture tonight of the crazy tank like vehicle that fled from Fort Pickett. Chase ended downtown near the Children’s Hospital. pic.twitter.com/4GYy7r0BC6
— C. H. Baird (@CyrusBaird) June 6, 2018
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan mbi një duzinë mjetesh policie në ndjekje të personelit të këtij mjeti ushtarak, që gjithsesi nuk pati asnjë armatim. Nga ndjekja nuk pati asnjë viktimë apo dëme materiale.
This is INSANE! Someone has hijacked a “Tank-like” vehicle from Fort Pickett and just drove it by our apartment! This is on Broad Street in the Fan. pic.twitter.com/EYfhFux1dk
— Parker Slaybaugh (@ParkerSlay89) June 6, 2018
Ndjekja dramatike mori fund kur shoferi (ushtari) e drejtoi mjetin në një vendparkim në qendër e u rrethua nga policia, sipas medieve lokale.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë Keeli Hill tha për reporterët se i dyshuari ishte qëlluar me një pistoletë elektrike e më pas u identifikua si një ushtar.
“Mjeti ushtarak, i cili nuk ishte tank, u drejtua me shpejtësi maksimale prej 65 km/h”, tha ajo, duke shtuar se ai i përkiste Gardës Kombëtare të Virginias.
Top Channel