Lajmet kryesore të ditës, 06/06/2018 – Ora 13:00

06/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VRASJA NË VLORË. POLICIA ZBARDH NGJARJEN

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj duke shpallur në kërkim dy autorët, 31 dhe 28 vjeç nga Tepelena dhe duke arrestuar bashkëpunëtorët e tyre, Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi nga Vlora.

RRËSHKASIN GURËT. DY TË PLAGOSUR

Dy punëtorë u plagosën sot teksa po udhëtonin drejt vendit të punës me autobuz pranë Shëngjinit. Gurë u shkëputën papritur nga mali dhe ranë mbi mjet.

BUSHATI: PRESIM ÇELJEN E NEGOCIATAVE

Ministri Ditmir Bushati tha se Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në gjatë mbledhjes së këshillit me 28-29 qershor. Ky është momenti shtoi ai, pasi vendi ynë ka bërë ndryshim radikal gjatë viteve të fundit.

RINDIZET TENSIONI TURQI-GREQI

Lirimi i 8 oficerëve turq të cilësuar si tradhtarë nga Ankaraja zyrtare ka rritur sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, e cila ka ngritur në fluturim avionët luftarakë mbi hapësirën ajrore greke.

SKANDALI ME FUTBOLLISTËT E MEKSIKËS

Ekipi kombëtar i Meksikës është vënë në kritika për shkak të organizimit të një feste me prostituta, menjëherë pas një miqësoreje të zhvilluar ndaj Skocisë.

Top Channel