Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Mund ta servirni si pjatë e parë ose si aperitiv.

Përbërësit për këtë recetë janë:
midhje të zeza
vaj hudhre
majdanoz
hudhra
pomodorini
vaj ulliri
limon
vere e bardhe
kripe dhe piper

Përgatitja:
Shtojmë vaj hudhre në tiganin e nxehtë dhe hedhim pomodorinit. Më pas shtojmë midhjet e pastruara dhe të mbyllura, hehdim pak kripë dhe piper. I shuajmë me verë të bardhë/ Shtojmë disa feta limoni. Në fundi i hedhim majdanoz të freskët në mënyrë që të mos e humbas vlerën e tij.

E servirim në pjatat përkatëse, ku sipër i shtojmë pak vaj hudhre dhe majdanoz. I shoqërojmë me bukë të thekur.

Top Channel