Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
PËRDORIMI PA KRITER I PESTICIDEVE TË MERR JETËN
Pas denoncimit të Top Channel për përdorimin e Methomil në bujqësi, mjeket tregojnë se ky pesticid dëmton rëndë zemrën, mushkëritë dhe trurin. Ndërsa në sasi të mëdha të merr edhe jetën.
SEJKO: DO BLEJMË VALUTË
Banka e Shqipërisë do blejë monedhë europiane për të frenuar forcimin e lekut dhe për të mos lejuar rënien e inflacionit poshtë kuadrit ligjor uli normën e interesit në një tjetër minimum historik.
NIS KONTROLLI NDAJ SUBJEKTEVE TË KUMARIT
Policia e Shtetit në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe njësinë e mbikëqyrjes së lojërave të fatit kanë nisur një kontroll në gjithë qytetet e vendit ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e kumarit në kundërshtim me ligjin.
SFIDON PROBABILITETIN, DY HERË FITUES
Një person në Evian të Francës ka mposhtur probabilitetin duke u shpallur dy herë fitues në lotari brenda 18 muajsh. Ai fitoi 100 milionë euro.
BOTËRORI 2018. MBËRRIN IRANI
Botërori i Rusisë do te nise pas 8 ditësh, por atje ka mbërritur ekipi i parë, ai i Iranit, që shorti e ka caktuar të jetë në Grupin B me Spanjën, Marokun dhe Portugalinë.
Top Channel