Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë. Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me inicialet A.H., ndërsa autori është Mikel Hoxha, 28 vjeç.

Ky i fundit ka debatuar me viktimën dhe pas debatit ka nxjerrë një armë zjarri të llojit pistoletë duke e qëlluar atë në kofshë.

I plagosuri është shoqëruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është në ndjekje të autorit që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Top Channel