PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Kosova, sipas raportuesit për të në Parlamentin Europian, Igor Sholtes, duhej ta kishte siguruar që përpara dy vitesh liberalizimin e vizave.
“Unë bëra më të mirën – ishte komenti i Sholtes, – e kjo do të shprehet qartë edhe në progres raport”.
Pritshmëritë janë të mëdha, megjithatë jo çdo gjë varet nga Parlamentit Europian. Është Komisioni, ai që e thotë fjalën e fundit dhe raportuesi për Kosovën ka bindjen se rekomandimi i tij do të jetë pozitiv dhe se liberalizimi mund të përfundojë brenda vitit.
Por, për shtyrjen e procesit, sipas zyrtarit europian kanë faj edhe vet kosovarët, që duhej ta kishin kryer atë në një kohë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
“Shpesh e kam përmendur se banorët e Kosovës e meritojnë liberalizimin dhe duhet të shijojnë lëvizjen e lirë nëpër Europë. Por, ditët e fundit po diskutohen edhe shumë tema të tjera të rëndësishme, në të cilat ka ende hapësirë për përmirësim”, u shpreh Sholtes.
Ai nënvizoi në veçanti se ka nevojë për përmirësime në pika që lidhen me zbatimin e ligjit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformat në sistemin gjyqësor, si dhe pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve.
Detyra që shtrohet përpara Parlamentit të Kosovës është të miratojë edhe aspektet e transparencës në të gjithë sektorët publikë, si dhe duhet të diskutojë për marrëveshjet ndërkombëtare.
Top Channel