E enjte, 26 Prill 2018
10:48
Rryshfet për regjistrim makinash, arrestohen zyrtarët e DPSHTRR Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, për korrupsion.

10:45
Europa League, luhen sfidat e para gjysmëfinale

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa league. Vëmendja padyshim do të jetë në “Emirates Stadium”, ku do të luhët sfida që konsiderohet si finalja e parakohshme: Arsenal-Atletico Madrid.

10:35
Takimi historik mes krerëve të dy Koreve

Ai është cilësuar si takimi historik që mund të sjellë paqen në gadishullin Korean, të ndarë prej më shumë se 6 dekadash tashmë.

10:26
Avril Lavigne rikthehet me album pas 3 vitesh mungesë

Avril Lavigne u kishte munguar fansave të saj prej 3 vitesh për arsye shëndetësore, por shumë shpejt do të kthehet me një album të ri.

10:20
Box Bag të stinës, të vogla dhe super

Janë çantat më të dëshiruara të momentit, fiksimi i ri i blogerëve të modës, dhe një nga aksesorët më të nevojshëm ku ia vlen të investosh, dhe po flasim për Box Bag, mjaft në modë këtë sezon pranverë-verë 2018.

10:17
Reali i Zidane, terrori i Europës

Real Madrid fitoi sërish në “shtëpinë” e një prej skuadrave më të forta në Europë.

10:13
One Man Show, Nebo. Ekspozita në Muzeun Kombëtar

Arti i vjen fare lehtë NEBO-s. Thjeshtësia, dëshira e fortë dhe shpërfaqja e qartë e sinqeritetit shpirtëror janë disa nga cilesitë parësore që ky piktor shpreh dhe që dukshëm krijojnë tërheqje tek vezhguesi i punës së tij.

10:05
Të gjithë prisnin puthje, habit spektatori

Është e njohur tashmë se në SHBA gjatë ndeshjeve sportive kamera fokuson mes tifozëve një çift që duhet të puthet, dhe kështu duhej të ndodhte dhe këtë herë.

09:55
Sozi e Trump, por është femër

Një e moshuar në Spanjë ngjan mjaft me Doland Trump, pasi fotoja e saj u bë virale. Gazetarja Paula Vazquez po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet për stuhitë, sipas Newsweek.

09:42
Kishte 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA

Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.

09:10
Shtypi: Bayern luan, Real fiton (Foto)

Shtypi ka vlerësuar efikasitetin e Real Madrid pas ndeshjes së parë gjysmëfinale që madrilenët fituan në Gjermani ndaj Bayern Munchen.

08:43
Greqi, Tsipras: Ekonomia po përmirësohet; Biznesi ankohet

Qeveria greke përcjell sinjale optimizmi lidhur me ekonominë, sidomos në prag të takimit të ministrave të Financave të eurozonës.

08:24
Skandali rrit ndjeshëm fitimet e Facebook

Facebook vërtetoi përfundimisht se nuk ka reklamë të keqe pasi publikoi shitjet e tre muajve të parë të vitit, që janë rritur me thuasje 50% nga një vit më parë, pavarësisht skandalit të madh të të dhënave që çuan Mark Zuckerbergun të japë llogari në Kongres.

08:18
Mirëmëngjesi i Ramës: Mos kërkoni miq e lekë, por…

Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook prej disa kohësh në urimin e mëngjesit sillte raste të ndryshme të njerëzve që gjenin punë përmes punësimit në zyrën e punës.

08:16
Macron sulmon me takt Trumpin

Pas mikpritjes së zjarrtë dhe duartrokitjeve që zgjatën për tre minuta, Presidenti francez Emmanuel Macron e përdori fjalimin e tij në Kongresin Amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin, politika që, sipas tij, janë një kërcënim për prosperitetin global.

08:13
E enjte me diell, temperaturat ulen pak në mëngjes

E enjtja rezervon sërish diell dhe ngrohtësi, përveç rënies së lehtë të temperaturave në orët e mëngjesit.

08:04
Investimet e OSHEE, zonat e Tiranës “që preken” nga ndërprerjet

Për shkak të investimeve të OSHEE disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për punimet e planifikuar për vendosjen e rrjetit të ri 20 kv në disa zona të Tiranës.

07:59
Bricjapi, shenja e ditës. Lini mënjanë keqkuptimet dhe kënaquni

Nëse arrin të lësh mënjanë keqkuptimet e vogla familjare, sot mund të jetosh një ditë me të vërtetë fantastike.

05:48
Tjetër goditje ndaj lirisë së shtypit, dënohen 13 gazetarë në Turqi

Një gjykatë turke ka dënuar 13 gazetarë me burg, për akuzat për terrorizëm, në një rast që ka shkaktuar zemërim global ndaj mbrojtësve të lirisë së shtypit.

04:26
Zidane: Fitore e vuajtur dhe cinike, në Madrid ndryshojmë

Ndonëse Bayerni i Mynihut dominoi sfidën dhe krijoi një sërë rastesh shënimi, në fund ishte sërish Reali i Madridit, që arriti të dalë me fitore nga transferta gjermane.

02:26
Joao Mario: Shpresoj të mbetem te West Ham

Fantazisti portugez, Joao Mario ka shprehur edhe njëherë kënaqësinë që po luan në Premier League, me skuadrën e West Hamit, ku është huazuar nga Interi.

01:07
Ngjarja e rëndë në Kamëz, policia akordon shpërblim për informatorët

Ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Kamzës, ku humbi jetën pronari i një marketi dhe u plagos bashkëshortja e tij, gjatë një tentative për grabitje, që u bë ndaj biznesit të tyre, ka vënë në lëvizje policinë e shtetit.

00:24
Ndalet Ronaldo, dora i mohon thellimin e rekordit

Ndonëse Reali i Madridit arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme, 1-2 në Mynih ndaj Bayernit, në gjysmëfinalen e parë të Champions Leagues, Cristiano Ronaldo nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur.

E mërkurë, 25 Prill 2018
23:36
‘Banane me kokainë’ edhe në Spanjë, sekuestrohet sasia rekord

Një sasi rekord kokaine, prej më tepër se 9 tonësh, është sekuestruar nga autoritetet spanjolle gjatë ditës së djeshme.

23:24
Ku ka humbur Lewandowski?

Robert Lewandowski është padyshim futbollisti kryesor i Bayern Munchen, teksa numëron 115 gola në 4 vitet e tij në radhët e skuadrës bavareze, por duket se është në momentin e duhur.

22:54
Rruga e Qumështit, siç nuk e keni parë kurrë më parë – FOTO

Dy miliardë yje të mbledhur në katalogun më të madh të të gjitha kohërave. Katalogu është prezantuar në Berlin, në ekspozitën ndërkombëtare të aeronautikës dhe hapësirës.

22:37
S’ka paqe në Mynih, Reali e mund sërish Bayernin

E njëjta histori si një vit më parë, pikërisht në këtë kohë Real fitonte ndeshjen në Madrid.

22:35
Turqia gati kandidaturën për Euro 2024

Stadiumet në qytete të ndryshme të Turqisë janë të gatshme të bëhen mikpritëse për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2024.

22:32
Greqi, pensionistët protestë kundër politikave shtrënguese

Qindra pensionistë nga qytete të ndryshme të Greqisë të ardhur në kryeqytetin Athinë zhvilluan demonstratë kundër politikave shtrënguese të qeverisë.

22:30
Tusk: Për Serbinë nuk do të vendoset në Moskë, as në Bruksel

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka thënë në konferencën e përbashkët me Vuçiç se e ardhmja e Serbisë nuk do të vendoset në kryeqendrat e rëndësishme botërore, si Uashington, Moskë, Bruksel, por vetëm në Serbi.

22:27
Vuçiç me Tusk: Nuk mund ta pranoj poshtërimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, u shpreh se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë, e cila, nëse nuk zgjidhet në mënyrë adekuate, është një pengesë për BE.

22:14
FSHF: Penalizoni Braçen. Qëlloi me çakmak në stadium

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes në Policinë e Shtetit procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe.

22:05
Macron në Kongresin e SHBA: Të ndërtojmë një rend të ri botëror

Ai ka krijuar një marrëdhënie solide me presidentin Donald Trump dhe është lideri i parë i huaj në një vizitë shtetërore në SHBA. E pas nderimeve në Shtëpinë e Bardhë, Emmanuel Macron u prit me ovacione e duartrokitje që zgjatën për jo më pak se tre minuta ndërsa zuri vend në podiumin nga ku iu drejtua Kongresit Amerikan.

21:51
Grabitësit qëllojnë ndaj bashkëshortëve, vritet burri, plagoset gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në Kamzë.

21:43
Kazantzakis, pse nuk mori Nobel, letrat denoncuese kundër shkrimtarit në akademinë suedeze

Lidhja Ndërkombëtare e Miqve të Nikos Kazantzakis me seli në Gjenevë mbush 30 vjet që nga themelimi i saj. Miq të përkushtuar ndaj shkrimtarit nga Kreta dhe veprës së tij u mblodhën në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri për një konferencë letrare për shumëdimensionalin Kazantzakis.

21:39
Investigimi i “Mother Jones”, LSI: E hedhim në gjyq për shpifje. Paguhet me paratë e drogës së Ramës

Pasi pak kohë më parë botoi raportin e lobimit të PD në SHBA, revista amerikane “Mother Jones” erdhi me një tjetër investigim ditën e sotme, ku në qendër të tij ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.

21:27
Bregu: Zgjedhja në KBR, nder dhe një përfaqësim që do ndihmojë Shqipërinë!

Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”, ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

21:16
Tmerr në pishinë, 12-vjeçari bllokohet për 9 minuta nën ujë – VIDEO

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin tmerrues kur disa persona kanë bërë gjithçka për t’i shpëtuar jetën një 12-vjeçari, këmba e të cilit ishte bllokuar në pompën e ujit, duke e lënë për 9 minuta nën ujë.

21:13
Bashkia e Tiranës do të përdorë pronat e saj për më shumë banesa sociale

Bashkia e Tiranës vjen me një ide inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona të saj që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve.

20:58
Plastika, një problem jo vetëm për peshqit

Një tufë elefantësh janë fotografuar teksa kanë hyrë në një fushë ku depozitohen mbetjet në Sri Lankë.

20:46
Skandali në aeroportin e Kukësit, rroga fiktive 38 punonjësve

Aeroporti i Kukësit ka dhënë rroga fiktive për 38 punonjës për rreth një vit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi penale, pasi sipas prokurorisë askush nuk ka bërë kallëzim penal.

20:25
“Taxi 5”; Saga e komedisë franceze rikthehet pas 11 vjetësh

Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë.

20:18
Mother Jones denoncon tjetër lobim shqiptar në SHBA, këtë herë për LSI

Revista amerikane Mother Jones, e cila pak më parë botoi një raport të detajuar në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, vjen me një tjetër investigim që përfshin një tjetër parti shqiptare.

20:14
Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik. A është e gatshme Vlora? Në Lungomare ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe ende nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e tyre.

20:05
Fruthi, 600 të prekur. Çdo ditë të prekur në QSUT

Arrin mbi 600 persona numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë. Ndonëse ka një rënie të intensitetit të të prekurve krahasuar me muajin janar kur u shfaq ky virus, çdo ditë në QSUT mbërrijnë pacientë që manifestojnë simptoma të fruthit.

20:05
Betonizohet Valbona; Hidrocentrale, hotele dhe gurore në perlën e veriut

Në Parkun Kombëtar të Valbonës gëlon puna, punohet në gurore punohet për ndërtimin e hidrocentraleve, punohet për ndërtimin e hoteleve.

20:00
Kumar, skedina, divorce…

Në një pikë bastesh në Korçë llogariten minimalisht 1000 skedina të luajtura në 24 orë ose e përkthyer në shifra kjo arrin vlerën 1 mln lekë të reja xhiro ditore.

19:51
Kaos dhe pushime në Gjykatën e Lartë…

Numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve të lartë që aktualisht janë 9 nga 19 që duhet të ishin, fluksi i dosjeve të rekursuara dhe mos funksionimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor janë disa nga shkaqet e bllokimit të Gjykatës së Lartë.

19:41
ETIAS merr “Ok”, çfarë duhet të bëjmë për udhëtime në “Schengen” nga viti 2020

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

19:26
Pas Janullatos, me shtetësi shqiptare dhe Imzot Frendo

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare Arqipeshkvit Metropolit të Tiranës- Durrësit, George Anthony Frendo.

19:21
Hetimi i Tahirit, PD: Po pengohemi të shikojmë dokumentet sekrete

Prej 6 javësh Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar vazhdon të mos i pajisë me certifikatë sigurie deputetët e opozitës në Komision. Në denoncimin e tij për median, anëtari Enkelejd Alibeaj tha se kjo po ndodh pa asnjë arsye ligjore dhe për demokratë ky bllokim është me urdhër të Edi Ramës.

19:16
Kinë, policia përdor identifikuesin e fytyrës në rrugë

Në jo pak raste përdoret steorotipi që të gjithë aziatikët janë njësoj, por nëse këtë e thotë një kaukazian, policia kineze synon të vendosë në rrugë identifikues fytyrash për të zbuluar shkelësit e rregullave të qarkullimit, e të mos ndëshkojë të pafajshmit.

19:11
U dëmtua në ndeshjen me Romën, mesfushori humb Botërorin

Mesfushori i Liverpool dhe kombëtares angleze të futbollit, Alex Oxlande-Chamberlain do të mungojë në finalet e Kupës së Botës pas dëmtimit që mori në ndeshjen gjysmëfinale të Champions League kundër Romës.

18:58
Mauro Icardi: Ëndrra ime është Botërori

Mauro Icardi është në vitin e tij të dytë si kapiteni Interit dhe ndihet gjithnjë edhe më i sigurtë që ai është linder i kësaj skuadre dhe nuk e sheh vetën larg Interit.

18:54
Banorët protestojnë për kanalin e ndotur, paralajmërojnë bllokimin e autostradës

Banorët në zonën e Shkozetit dhe të kënetës në Durrës kanë organizuar një protestë ditën e sotme për kanalin e ndotur.

18:53
Tapë e në kërkim të sherrit, 3 femra përfundojnë në dysheme – VIDEO

Policia britanike po heton një incident ku tre femra janë hedhur në tokë nga një person në hyrje të një lokali nate në Belfast.

18:31
Vëmendjen e kujt po kërkon Iggy?! – FOTO

Thashethemet e fundit në botën e showbiz e lidhin atë me ishin e Kylie Jenner-n. E këto dyshime kanë lindur pasi dy reperët janë parë së bashku në Coachella së fundmi.

18:22
Një arsye më shumë për të vizituar Meksikën! – FOTO

Demi Rose ka zgjedhur së fundmi të kalojë disa ditë të qeta në plazhet e mrekullueshme të Meksikës.

18:19
Wenger e zgjedh vetë pasardhësin e tij te Arsenal

Pas lajmit zyrtar për largimin nga Arsenal në fundin e sezonit, trajneri Arsene Wenger ka folur për herë të parë zyrtarisht në prang të ndeshjes së Europa League, kundër Atletico Madrid.

18:16
A ka limite?! – FOTO

Struktura e njeriut, nga majmuni e deri në formën e sotme ka pësuar ndryshime të shumta e të rëndësishme. Por ka disa persona që duan ta vijojnë “Evoluimin” sipas dëshirës së tyre.

18:05
Studimi “Toleranca fetare në Shqipëri”, Meta: Të forcojmë harmoninë fetare

Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”, i realizuar nga Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim dhe PNUD dhe ku mori pjesë edhe Presidenti Meta.

17:52
Merkel, kushte për Shqipërinë. Hapja e negociatave, Gjermania do vendosë më vonë

Nga Berlini e në krah të Edi Ramën, Angela Merkel foli për kushte që duhen plotësuar para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për Shqipërinë duket se nuk mjafton për Kancelaren gjermane, e cila tha se do të verifikojë nëse ka mjaftueshëm progres.

17:47
2 vjeçari lufton vdekjen pa makineri, babai: “Padi për vrasje!”

2-vjeçari Alfie Evans ka dy ditë pa pajisjet që e mbanin me oksigjen, të cilat u hoqën me urdhër gjykate, por ai vazhdon lufton me vdekjen gjatë gjithë kohës, kundër parashikimeve të doktorëve. Megjithatë, gjykata britanike nuk lejon të shtrohet në Romë.

17:31
Mur me kamion për të ndaluar vetëvrasjen

“Mur kamionësh”, të paktën kështu u quajt nga mediat amerikane, pasi policia në Detroit i kërkoi kamionistëve që të bllokonin të dyja kahet e autostradës tek sportelet me pagesë.

17:30
I dyshuar për 12 vrasje dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh

Policia amerikane beson se më në fund kanë arritur të arrestojnë autorin e të paktën 12 vrasjeve seriale dhe të 50 përdhunimeve, pas afro 50 vitesh.

17:13
Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij!

Gjithçka rreth arsyeve të ndarjes nga jeta të Avicii ishin fshehur në dokumentarin e tij të publikuar muaj më parë.

17:02
Kafeja rrit potencialin seksual tek mashkulli

Një studim i një grupi shkencëtarësh britanikë arriti në përfundimin se ushqimet e pasura me antioksidues janë në gjendje të përmirësojnë potencialin riprodhues tek meshkujt, shkruan “Science Journal”.

16:58
Klienti hero, përleshet me grabitësin e armatosur – VIDEO

Njerëzit reagojnë në forma të ndryshme në situata të ndryshme, e nga veprimet e tyre vlerësohen e kujtohen.

16:50
Studimi: Femrat me të pasme të mëdha janë më të shëndetshme

Një studim i fundit ka dalë në konkluzionin se femrat me fundshpinë të madhe janë më të shëndetshme.

16:43
Darkë dobësuese! Mos e nisni ditën me uri

Nëse duam të humbim peshë lehtësisht pa e nisur me uri ditën, duhet të përqëndrohemi tek darka, pasi është vakti që na shëndosh dhe mbledh yndyrë në zonën e barkut.

16:37
“Rikthimi” i nxehtë i Georgia Harrison (FOTO)

Ajo u bë e famshme në sezonin e fundit të “Love Island”.

16:31
Ruçi, takime me homologët nga Hungaria e Polonia. Merr mbështetje për integrimin

Në kuadër të axhendës europiane të Shqipërisë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi është takuar me kreun e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, László Kövér, si dhe kreun e Sejmit të Polonisë, Marek Tadeusz Kuchciński.

16:28
Bikini, nuk është kurrë herët për të zgjedhur!

Ndoshta mund t’ju duket herët të shijoni pushimet në det, me disa përjashtime fatlume. Por ama nuk është kur herët për të filluar të mendoni për kostumet e plazhit që do të jenë trendi këtë verë.

16:01
Facebook tani e di çfarë është terrorizmi, hiqen 1.9 mln postime

Në tre mujorin e parë të 2018 Facebook ka gjetur 1.9 milionë përmbajtje të lidhura me ISIS dhe Al Kaeda, rreth dyfishi i asaj të tre mujorit të mëparshëm.

15:49
Siguria e transportit në shkolla, aksion i Policisë Rrugore

Policia Rrugore ndërmori një sërë kontrollesh, ku në qendër ishte transporti dhe siguria e mjeteve që përdoren për dërgimin e fëmijëve nëpër shkolla e kopshte.

15:45
Flasin për një kalim te Bayern, uellsiani Bale: Kurrë mos thuaj kurrë!

Zërat për largimin e Gareth Bale nga Reali i Madridit nuk janë shuar. Pasi u fol për një kalim te Manchester United, emri i sulmuesit uellsian është lidhur orët e fundit me atë të Bayern Munchen.

15:38
Gruaja që sfidoi Enverin

Në Tiranë iu dha sot lamtumira e fundit Liri Belishovës, ish partizane dhe më pas komuniste, e cila u kthye në armike të regjimit të shkuar, që e ndëshkoi për gati 3 dekada.

15:37
“Investime në nivel kapilar”, Bashkia e Tiranës shtron rrugët në lagjet e vjetra

Investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar, duke prekur tashmë çdo rrugicë. Krahas projekteve të mëdha infrastrukturore, sikurse janë sheshi “Skënderbej”, Unaza dhe Bulevardi i Ri, një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përmirësimit të rrugëve të lagjeve.

15:32
Qytetarë pa asnjë shërbim! Një lagje e tërë pa rrugë e ndriçim

Lagjes Gërhot në periferi të Gjirokastrës i mungojnë rrugët e brendshme, ndriçimi dhe shërbimet e pastrimit.

15:29
Dhuna nga tribuna VIP. Politikanët, protagonistë të ngjarjeve të shëmtuara në fushë

Futbolli shpeshherë ka qenë prè e nxitjes së dhunës dhe ngjarjeve të shëmtuara nga tribuna VIP, e në mënyrë specifike nga njerëz me pushtet politik.

15:25
“Doktor” me plagjiaturë, pedagogut i hiqet grada shkencore

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pas një mbledhje të gjatë, Këshilli i Profesorëve ka miratuar me shumicë votash anulimin e gradës shkencore ”Doktor” për pedagogun e këtij fakulteti, Gledjan Caka.

15:21
Hekurudha duhet të përfundojë për 2.5 vite, hapet tenderi për Tiranë-Durrës

Hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim të ri për në aeroportin e Rinasit.

15:18
Stresi i Vettingut, Sindikata: Janë prekur qindra policë të thjeshtë

Familjarë, miq, të afërm dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit policit Kastriot Fafaj, cili u vetëvra me armën e shërbimit brenda mjediseve të komisariatit të Fierit.

15:16
Në pritje të takimit me Merkel, Rama merr mbështetjen e Schaubles

Urimi i mirëmëngjesit i kryeministrit Edi Rama erdhi nga Berlini. Një foto që përcillte pritjen me nderime, si parathënie e takimeve në vizitën zyrtare në Gjermani më rëndësishmi ai i pasdites me kancelaren Angela Merkel.

15:10
Vlahutin pa dorashka para politikës shqiptare: Negociatat, të frikshme!

Romana Vlahutin la mënjanë diplomacinë dhe ia tha troç politikës shqiptare se çfarë e pret nëse Këshilli Europian pranon rekomandimin për hapjen e negociatave dhe i hap dritën jeshile uljes së Shqipërisë në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit.

15:04
Vettingu, një standard i ri. KPK shtyn vendimin për Altina Xhoxhajn

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani është shprehur për katër prej njerëzve të drejtësisë, por për asnjërin prej tyre nuk ka kërkuar kohë shtesë për të kryer llogaritë financiare të subjektit nën verifikim.

14:50
Paqja, Bushati në OKB: Të parandalojmë krizat

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e nivelit të lartë për paqen, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

14:43
Raporti për lirinë e medies nga “Reporterët pa kufij”: Shumë probleme në Shqipëri

Raportin e saj mbi lirinë e shtypit e publikoi edhe organizata “Reporterët pa kufij”, me seli në Paris. Ajo e rendit Shqipërinë të 75-tën, që do të thotë një vend më mirë sesa një vit më parë.

14:43
I bërtiste gruaja, arratistet për 10 vite në pyll

“Isha një kopshtar dhe për 25 vite me radhë me pëlqente puna që bëja. Shkoja çdo ditë me pasion dhe dëshirë për të punuar deri kur….u martova”.

14:33
Bisedimet për “Emrin”, në Vjenë. Nimetz pret Kotziasin e Dimitrovin

Shefat e diplomacisë maqedonase dhe greke takohen sërish sot me ndërmjetësuesin e OKB-së për “Emrin”, Matthew Nimetz.

14:32
Receta e suksesit të Salah: pilaf, makarona dhe hudhra

Mohamed Salah ka treguar për CNN se si e përballon faktin që është lojtari kryesor i Liverpool dhe futbollisti më i përfolur i momentit.

14:23
“Die Welt”: Shqipëria do të hyjë në BE, por ka probleme

“Shqipëria do të hyjë në BE, por ka jo pak probleme”, shkruan “Die Welt”.

14:12
Spanjës po i largohet “simboli i unitetit”. Duel City-Arsenal për Iniestën

Në finalen e Kupës së Mbretit, mes Barcelonës dhe Sevillas, të gjithë panë Andres Iniestën të shfaqë emocionet e tij mes lotëve, që tregon se 33-vjeçari tashmë e ka marrë vendimin e tij për t’u larguar nga katalanasit, me të cilët ka fituar aq shumë trofe.

14:05
Kalendari i F1-shit për vitin 2019, largohen dy pista legjendare?

“Liberty Media” ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm të Botërorit të Formulës 1, edhe pse ky i sivjetshmi sapo ka filluar.

13:55
Falsifikoi diplomën e masterit, vodhi në supermarket, dorëhiqet kryetarja e Madridit

Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje supermarketi, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit.

13:40
Negociatat, Rama: I meritojmë! Shqipëria, jo “kokë turku” e politikës së BE

Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

13:39
Pakti bërthamor, Irani kërcënon: Dalim nga traktati! Perëndimi s’ka të drejtë ta ndryshojë

Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë të tyre për të ndryshuar paktin bërthamor me vendin e tij.

13:22
Vrau gazetaren suedeze, burg përjetë shpikësit danez

Plot 11 ditë pasi e kishte intervistuar në bordin e një mjeti lundrues të prodhuar prej tij, pjesë të copëtuara të trupit të saj ishin gjetur në det.

13:04
Stresi dhe tmerri i botës online, amerikanët bllokojnë “burimin” e miliona sulmeve

Një faqe interneti e fajësuar si burim për më shumë se katër milionë sulme kibernetike në mbarë botën brenda një periudhë kohore të shkurtër është mbyllur.

12:54
Zjarret dhe fatkeqësitë natyrore, Veliaj: Siguroni pronën

Nisur nga pasojat e zjarreve, apo fatkeqësive natyrore në vend, forcat zjarrfikëse të Tiranës, policia dhe urgjencat mjekësore do t’i nënshtrohen një trajnimi aftësimi për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet çdo rasti.