Lajmet kryesore të ditës, 05/06/2018 – Ora 16:00

05/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PAPASTËRTITË NË PLAZHE DËMTOJNË TURIZMIN

Agjensitë turistike japin alarmin se papastërtitë në plazhe mund të dëmtojnë turizmin, një nga sektorët kyç të rritjes ekonomike. Turistët e huaj i kërkojnë hoteleve edhe çfarë uji përdoret për ushqim.

DROGA NË KARABURUN. ARRESTOHET I RIU

Policia sekuestroi 671 kg kanabis në Gadishullin e Karaburunit dhe arrestoi Benardo Nezhajn, 29 vjeç nga Orikumi. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë.

DOSHI- FRROKU- BAMI: GJYKIM TË SHKURTUAR

Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami kërkojnë gjykim të shkurtuar lidhur me akuzën për kallzim të rremë kundër Ilir Metës, asokohe kryetar i Kuvendit.

67 VOTA PRO PËR UNIFIKIMIN DOGANOR

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për unifikimin doganor me Shqipërinë. Visar Ymeri tha se të dy vendet janë vonuar për rezultatet që do të sillte ky unifikim.

VULLKANI ME BILANC TË FRIKSHËM VIKTIMASH

Shpërthimi i vullkanit në Guatemalë i mori jetën 69 personave e shkatërroi fshatra të tërë. Vullkani që lëshoi hirin në një lartësi prej 10 km, për momentin është shuar.

Top Channel