Një fëmijë rreth 12 vjeç është mbytur në digën e Liqenit të Farkës.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.25. “Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht”, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

Top Channel