Spanja shihet si një prej favotiteve të këtij botërori, me një skuadër mes futbollitësh ekspertë, Kampionë Bote në vitin 2010 dhe të rinj të talentuar, tek të cilët trajneri Lopetegui ka shumë besim.
Brazili triumfoi 2-0 në miqësoren e një nate më parë ndaj Kroacisë, ku shkëlqeu Neymar i rikthyer nga dëmtimi i gjatë, ku shënoi edhe një gol.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Shefi i ultrasve të Milanit është në listën e 22 të arrestuarve në operacionin antidrogë të zhvilluar në Milano. Sipas hetimeve 37 vjeçari Luca Lucci merrte drogën nga një bandë shqiptarësh në Sesto San Giovanni. Bashkë më të u arrestua dhe shefi i rojave të sigurisë së Interit.
Në kohën kur maqedonasit e sotëm po përpiqen që të krijojnë një histori të cilën ata nuk e kanë, studiuesi Arsim Spahiu sjell botimin “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”.
Prej më shumë se një muaji, gjykata e Tiranës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë kërkesën për gjykim ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit.
Në fshatin Shijon të komunës Bradashesh është festuar dita e Shën Johan Vladimirit ku disa shekuj më parë besohet si nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona. Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir.
Fermerët rajonalë të Korçës kanë përshtatur hapësirat përgjatë akseve nacionale në tregje të improvizuara.
Edhe pse pa Botërorin, kjo do të jetë një verë e nxehtë me Wanda Naran, bashkëshorten e njëkohësisht agjenten e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.
Rreth 37 mijë maturantë, përfshirë këtu edhe përsëritësit, u testuan ditën e hënë në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.
Rreth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë.
Rolls-Royce ka prezantuar një model të ri, që është një “edicion special” për të gjithë dashamirësit e muzikës.
Prokuroria në Francë çeli një hetim ndaj shefit të kabinetit të presidentit Emmanuel Macron, nën akuzën e shkeljes së rregullave të konfliktit të interesit, pasi ka punuar njëkohësisht për shtetin dhe një kompani zvicerano-italiane transporti.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare në Japoni ku në fokus të bisedimeve janë thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe bashkëpunimi dypalësh.
Harry Kane është futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke lënë pas argjentinasin Messi, brazilianin Neymar dhe portugezin Cristiano Ronaldo.
Ndryshe nga sa shpresonte Hashim Thaçi, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta mbështesë platformën e prezantuar nga Qeveria për dialogun politik me Beogradin.
Nëse do të pyesnim çfarë iu kujton “Tournoi de France”, të paktë janë ata që do të përgjigjeshin se bëhet fjalë për një turne miqësor ndërkombëtaresh, i zhvilluar në Francë në fillim të qershorit të vitit 1997, një vit i zi sidomos për shqiptarët.
Mercedes-AMG GT të jep kënaqësi në guidë, por ky model i markës gjermane nuk i është dukur mjaftueshëm i mirë punonjësve të RENNtech-ut.
Peston xhenoveze, e cila është krijuar në zonën e Ligurias, prandaj quhet xhenoveze. Kjo pesto përgatitet me borzilok, hudhra, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe stika pishe.
Tom Cruise ka kohë që është angazhuar në xhirimin e skenave të filmit të ri “Mission Impossible – Fallout”, por pjesë e tyre ka qenë edhe një performancë tejet e rrezikshme, si hedhja me parashutë nga një lartësi prej 7.6 km mbi sipërfaqen e tokës.
Si aktor ka fituar dashamirës anembanë botës, por kur heq petkun e pjesëtarit të kastit të ndonjë filmi, Johnny Depp është një anëtar i një grupi “rock”-u të quajtur “Hollyëood Vampires”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar të dielën me kryebashkiakun Erion Veliaj ku i ka shprehur vlerësimet e tij për punën në Tiranë.
Manchester United iu dorëzua presionit të agjentëve dhe kombëtares së Brazilit për të firmosur para Botërorit me një sulmues që përmirëson dukshëm cilësinë e repartit sulmues, por rëndon bilancin e skuadrës më të pasur të planetit.
Real Madrid është ende në kërkim të një emri për panikinën dhe i fundit që është shfaqur është Julian Nagelsmann, trajneri i ri i HOffenheim, që më parë ka qenë edhe në orbitën e Bayern Munchen.
Një pallat i tërë i shpërndarjes së drogës, drejtuar nga një grup shqiptarësh dhe ku çmimet e llojeve të drogës ishin të shkruara në mure.
Me ardhjen e stinës së verës, numri i aksidenteve rrugore shtohet ndjeshëm. Duke nisur nga qershori, muaj kur edhe nis sezoni turistik, bilanci i aksidenteve që përgjakin rrugët shqiptare bëhet tragjik. Dhe aksidentet me pasoja fatale nuk kanë munguar as ditët e fundit.
Anësori sulmues i kombëtares zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri është një prej lojtarëve nga i cili tifozët presin më shumë në Botërorin e kësaj vere.
Ndërsa e gjitha bota futbollistike është e përqendruar të Finalet e Botërorit që starton pas 10 ditësh, një pjesë e atyre që nuk janë të përfshirë në këtë aktivitet po kalojnë pushimet në vende të ndryshme të botës.
Kombëtarja gjermane e futbollit mori bekimin e Kancelares Angela Merkel për fushatën e Botërorit, që nis këtë muaj në Rusi, por zgjedhjet përfundimtare të përfaqësueses më të fortë të globit lënë vend për diskutime.
“Çelësi i qytetit” është një simbol që ia dhurojmë dikujt që vlerësojmë shumë, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ia dorëzoi këngëtares me famë botërore Rita Ora.
Jorge Lorenzo me të gjitha gjasat do të largohet nga skuadra Ducati.
Kjo e hënë shënoi nisjen e një jave vendimtare për Milanin, që ndodhet në një udhëkryq për të ardhmen e sezonit, që ndërthur merkaton e blerjet e reja, anën financiare, por gjithashtu prestigjin që ofrojnë garat kontinentale.
Ajo ka vërtetuar edhe njëherë se është promovuesja më e mirë e linjës së saj të re të bikini-ve.
Gjithçka është gati për startin e Botërorit Rusi 2018. Në Rusi mbërriti edhe topi që do të luhet ndeshja e parë e këtij aktiviteti, top i cili erdhi nga hapësira.
Disfata e dytë në po kaq miqësore e shtoi presionin te trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, aq sa konferencën e programuar para gazetarëve ta zhvillonte në një qoshe të hotelit ku qëndroi ekipi kuqezi.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se brenda këtij sesioni do të ngrihet dhe nënkomisioni parlamentar për KLSH-në, i cil do të realizojë auditimin e llogarive financiare të këtij institucioni. “Zgjidhim dilemën kush e ruan rojën”, tha Ruçi në aktivitetin e KLSH.
Kuvendi i Kosovës shqyrton projektplatformën shtetërore mbi finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Donald Trump mbase e ka fuqinë ta falë veten lidhur me çështjen e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhje, por nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë”, thotë avokati i tij Rudi Giuliani.
Shumë prindër e pranojnë se fëmijët rrisin nivelin e stresit, por një studim i fundit thotë se më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtetë shëndetin e nënës.
Me afrimin e Kupës së Botës, diskutimi më i zakonshëm është ai që ka të bëjë me parashikimet. Kush do ta fitojë Botërorin? Për cilën skuadër do të rrezikonit parà?
Pa një radhë të caktuar, do t’ju prezantojmë me disa nga momentet më të paharrueshme nga Botërorët e zhvilluar deri më tani.
Le ta pranojmë që fundet në gardërobë nuk janë kurrë mjaftueshëm dhe sidomos në stinën e verës.
Shumë prej nesh e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për një vogëlush panda.
Marcela Shehu, gjyqtare në Kurbin është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi vjen pas seancës dëgjimore më 1 qershor, ku Shehu kaloi tre shtyllat e vlerësimit, anën profesionale, pasurinë dhe integritetin.
Policia e Shtetit ka angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore që nis sot me provimin e gjuhës së huaj.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.
Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar motrën e bashkëshortes së tij.
Një tjetër bankë australiane është përfshirë në mesin e skandaleve që kanë tronditur sektorin financiar të Australisë. “Commonwealth Bank” ka njoftuar se do të paguajë një gjobë prej 700 milionë dollarësh australianë (530 mln USD) për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit.
Tri zyrtarët më të lartë ushtarakë të Koresë së Veriut janë larguar nga postet e tyre, një lëvizje që sipas analistëve mund të përforcojë edhe më tej përpjekjet e udhëheqësit të ri të vendit komunist t’i japë një shtysë zhvillimit ekonomik dhe angazhimit me pjesën tjetër të botës.
Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme i nënshtrohet këtë të hënë vetingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Rreth 37 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të parë të Maturës Shtetërore ku testuan njohuritë e tyre për gjuhët e huaja.
Partia Demokratike Sllovene (SDS), një parti qartësisht antiemigracion, ka rezultuar më e madhja nga zgjedhjet e përgjithshme në Slloveni.
Ke një personalitet shumë të fortë dhe të vendosur. Sot mund të vësh re dikë që punon me ty.
Futbollistët tunizianë kanë shpikur një plan tejet të zgjuar për thyerjen e agjërimit gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë dy ndeshjeve të fundit miqësore përpara Kupës së Botës.
Një oficer policie gjerman ka qëlluar një austriak me një thikë në duar, i cili synonte të kryente një masakër në Katedralen e Berlinit pasditen e së dielës.
Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë, e qindra të tjerë janë plagosur pasi një vullkan nga më të mëdhenjtë e më vdekjeprurësit në dekada të tëra ka shpërthyer në Guatemala.
Avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani thotë se mbetet “temë e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve që po përpiqen të zbulojnë mënyrat se si Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Në Kosovë, autoritetet thonë se çdo vit rritet numri i qytetarëve që po heqin dorë nga shtetësia e vendit.
Pas divorcit të Sarrit nga Napoli, e ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli është tepër e paqartë.
Sheshi “Skënderbej” është tejmbushur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në skenë ka dalë edhe shqiptarja me famë botërore Rita Ora, e cila rikthehet për një koncert në Tiranë pas 6 vitesh.
Në një sfidë shumë të luftuar, barazimi favorizonte vendasit, pasi e kishin mbyllur kampionatin me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të mos i drejtohej 11-metërshave.
Nënstacioni i Himarës pritet t’i japë fund problemit me energjinë elektrike në ketë zone turistike gjatë verës. Ministri Gjiknuri tha se investimet po i paraprijnë zhvillimit turistik të gjithë zonës.
Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit ka bërë serish hapa prapa pas prezantimit të dobët në humbje 3-0 kundër Kosovës të martën, duke marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren e zhvilluar në Evian të Zvicrës kundër Ukrainës.
Pas aventurës një vjeçare në Prizren ku drejtoi Lirinë në Vala Superliga dhe arriti ta rendisë në vendin e 5-të, Blendi Shkëmbi rikthehet në Shqipëri.
Italianët po luftojnë me Kushtetutën e tyre dhe ndoshta do të shkojnë drejt zgjedhjeve të tjera. Por a janë ata viktima të një mashtrimi financiar të organizuar nga gjermanët? Kur lexon komentet apo kur dëgjon njerëzit nëpër rrugët e Romës e Napolit, duket se e mendojnë vërtet kështu.
Për Manjola Nallbanin kjo ka qenë një periudhë e ngjeshur. Pas këngës dhe klipit të saj më të ri “Je fati im” tani ajo vjen drejtuar një publiku më të ngushtë. Atij të muzikës klasike. Me një koncert recital të hënën, në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve, në orën 19:00. Me një repertor të pasur.
Sfilatat e kanë dhënë mesazhin e tyre. Nëse shumë prej jush po bëhet gati për sezonin veror, patjetër që stili i rrobave të banjës është kryesori.
Pasi gjykata vendosi dënimin me 4.8 vite burg për Ligor Bibën, i akuzuar se përdhunoi bashkëfshataren e tij vetëm 14 vjeçe duke e lënë atë shtatzënë, familjarët e së miturës shprehen të revoltuar për këtë vendim.
Kjo fundjavë e parë e qershorit ka sjellë një fluks të madh të pushuesve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk i gjen vetëm në jug, por edhe në Gjirin e Lalzit.
Fundjavat e nxehta të kësaj vere bëjnë që shumica t’i drejtohet detit. Por ka nga ata që për të shmangur trafikun dhe fluksin e madh të njerëzve në plazh preferojnë malin.
Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje. Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të jetë 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.
Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit, duke u plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Kina paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara se “nuk do të hyjë në fuqi” asnjë marrëveshje tregtare apo biznesi mes dy vendeve nëse Presidenti Trump kërcënon se do të vërë tarifa apo masa të tjera që ndikojnë tek produktet që importon Amerika nga Kina.
Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i 20-vjeçarit Xhorxhi Seferit, i mbytur më datë 19 maj në “Shpellën e Pëllumbasit”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, tha sot se sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut do të hiqen vetëm kur Pheniani të ndërmarrë hapa konkrete për të shpërbërë programin bërthamor. Ai gjithashtu qartësoi se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Phenianin.
Nëntë vetë kanë gjetur vdekjen, një tjetër figuron i zhdukur pasi një anije e vogël u fundos në ujërat jugore të Turqisë, pranë Antalias, siç njoftoi përmes një deklarate roja bregdetare turke.
Kombëtarja bëri një tjetër ndeshje të tmerrshme për t’u parë, pa formë, pa përmbajtje dhe pa forcë. Panucci nuk e ka në dorë një skuadër.
Brazili ka dalë kokëlartë nga stadiumi Anfield i Liverpool ku mposhti 2-0 Kroacinë.
Tifozët në Evian nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të miqve.
Kërkime të reja shkencore duken premtuese për të dalluar disa lloje kanceri me analiza gjaku, në faza shumë të hershme.
Kombëtarja shqiptare e futbollit arkivoi me një dështim programin e përgatitjeve të kësaj vere, duke marrë humbjen e dytë këtë radhë 4-1 ndaj Ukrainës, në një miqësore të shumëdiskutuar jashtë fushës, por pa histori brenda saj.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Denver nga një agjent i FBI.
Kanë kaluar 4 muaj që nga koha kur Estto ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor, “Nuk kam faj”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Sheshi “Skënderbej” bëhet gati për pritjen e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Pas aksionit për gjelbërimin me 120 mijë pemë, Bashkia e Tiranës, sjell në qytet 4 mijë biçikleta Mobike të teknologjisë së fundit.
Të gjithë drejt Gjirit të Lalzit. Autostrada Tiranë-Durrës të dielën ishte e mbingarkuar me qytetarë që i drejtohen bregdetit. Fluksi i automjeteve është i papërballueshëm edhe për policinë rrugore.
Lufta kundër terrorizmit është tema që do të bëjë bashkë të hënën në Tiranë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.
Banorët e 4 fshatrave të bashkisë së Bulqizës kanë rinisur protestat kundër shfrytëzimit nga koncesionari të pyllit të Malit të Bardhë.
Investimet e buxhetit u rritën ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar më shumë para në projekte publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-prill investimet publike arritën 18.3 miliardë lekë ose 26 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Kombëtarja shqiptare do të zbresë pasditen e sotme në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim miqësor, që i paraprin edhe nisjes së pushimeve verore.
Ajo është 36 vjeç dhe ka shpenzuar 26 mijë dollarë për ndërhyrje kirurgjikale.
U rikthye në Nju Jork të shtunën dhe sigurisht që nuk mund të mbeste pa u vënë re.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë, në këmbim të njohjes nga kjo e fundit. Gjithsesi, sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra.
Karuseli më i madh në botë është shndërruar në një pikë referimi për qytetin Ueifang në Kinë, jo vetëm për përmasat, por mbi të gjitha për faktin që nuk ka një bosht qendror.
Fansat e horrorit në kinema të bëhen gati për filmin më tmerrues në dekada, një ekzorcist i brezit të ri.
Autoritetet detare në Australi dhanë alarmin pasi 83 kontejnerë ranë nga një anije përballë brigjeve të provincës së Uellsit të Ri Jugor.
Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, në qarkun e Shkodrës u ndal këtë herë në Dajç. Në këtë bashkëbisedim me banorë të zonës ishin drejtuesi politik i qarkut, Ministri Ditmir Bushati, zëvëndësministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe Zëvëndësministri i Bujqësisë Dhimo Koto.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?