Lajmet kryesore të ditës, 03/06/2018 – Ora 16:00

03/06/2018 15:59

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

GJIRI I LALËZIT. PLAZHI ME MUNGESA.

Gjiri i Lalzit është një prej plazheve më të frekuentuara nga vendas e të huaj, por turistët kërkojnë kushte me të mira. Mungojnë gjithashtu kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare.

“SERBISË I OFROJMË PAJTIMIN NË KËMBIM TË NJOHJES”

Ne i ofrojmë Serbisë pajtimin, nëse na njeh zyrtarisht si shtet por pa harruar krimet e kryera tha Ramush Haradinaj. Kryeministri kosovar shtoi se këtë vit do punohet për anëtarësimin në Interpol.

EMIGRANTËT, SALVINI: DO LARGOHEN

Nga Siçilia, Matteo Slavini tha se Mesdheu është kthyer në një varrezë të madhe dhe kjo evitohet duke ndalur nisjet drejt Evropës. Përsërit largimin e emigrantëve nga Italia.

RONALDO SHPALL MË TË MIRËT…PA RONALDON

Fenomeni Ronaldo e ka të qartë formacionin me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave por në të nuk ka vend për Cristiano Ronladon. Aty renditen Buffon, Cafu, Maldini, Cannavaro, Roberto Carlos; Pirlo; Messi, Maradona, Zidane, Pelé dhe vet Ronaldo.

RITA ORA NË TIRANË. SONTE NË KONCERT.

Rita ora kthehet pas 6 vitesh në Shqipëri dhe interpreton sonte në sheshin “Skënderbej” disa prej hiteve të saj më të mira. Në skenë së bashku me të edhe Kida.

Top Channel