Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MATURA, SOT PROVIMI I GJUHËS SË HUAJ
37 mijë nxënës iu nënshtruan sot provimit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje. 560 policë u angazhuan në 206 shkolla të mesme.

2018, BILANC TRAGJIK AKSIDENTESH
Muaji janar dhe shkurt regjistruan bilanc tragjik për aksidentet. Policia thotë se shkaku kryesor janë shpejtësia e drejtimit të mjeteve dhe mungesa e infrastrukturës.

DIALOGU ME SERBINË. OPOZITA: JO THAÇI UDHËHEQËS
Kuvendi i Kosovës shqyrton projektplatformën mbi finalizimin e dialogut me Serbinë. Sot vendoset se kush do jetë udhëheqës pasi opozita kundërshton emrin e Hashim Thaçit. Ajo nuk bie dakort edhe me përmbajtjen e platformës.

SLLOVENI, FITON PARTIA ANTI-EMIGRACION
Pas Italisë, edhe në Slloveni pushtetin do ta marrë një parti anti-emigracion. Fitorja e Partisë Socialdemokrate Sllovene shqetëson BE-në.

PANUCCI: RIKTHEHEMI NË SHTATOR
Trajneri Kristian Panucci, zhvilloi konferencën për shtyp pas disfatës me Ukrainën. Nuk është aq katastrofike siç duket u shpreh dhe premtoi se pas pushimeve gjithçka do ndryshojë.

Top Channel