Si aktor ka fituar dashamirës anembanë botës, por kur heq petkun e pjesëtarit të kastit të ndonjë filmi, Johnny Depp është një anëtar i një grupi “rock”-u të quajtur “Hollyëood Vampires”.

Ndoshta pikërisht për këtë arsye, ai është shfaqur me një ngjashmëri vrastare prej një “të gjalli që ka harruar të vdesë”, teksa pozonte me fansat e tij nën flamurin rus, në një prej tureve të tij botërore të kësaj jave. Sigurisht nuk kishte bërë “make up”.

Veshjet dhe përkujdesi që i dedikohet atij për një xhirim u duk qartë që mungonte, ndërsa shfaqej me një fytyrë të zbehtë, të drobitur dhe me sy të futur thellë në zgavrën e tyre, si të ishte i rraskapitur. Një pamje që tronditi fansat në rrjetet sociale, aq sa u dëgjuan edhe “kambanat” e alarmit.

Disa nisën të aludonin se ai ishte i sëmurë, i dobësuar apo me fytyrë të hequr tërësisht. “Më duket se heroi im është i sëmurë”, shkroi një fans. “Duket sikur dikush i ka hequr tubat e jetës (kur dikush mbahet në jetë artificialisht). Por shpresoj që të jetë mirë”, ishte reagimi i një tjetri.

“Zot, a është Johnny Depp ky?”, komentoi një i tretë. Kaq sa për të përgjithësuar reagimet tronditëse të fansave. Por, me të vërtetë që 54-vjeçari u shfaq si i paidentifikueshëm me atë që jemi mësuar të shohim prej tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel