Çmimet e drogës në muret e pallatit, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

04/06/2018 13:01

Një pallat i tërë i shpërndarjes së drogës, drejtuar nga një grup shqiptarësh dhe ku çmimet e llojeve të drogës ishin të shkruara në mure.

Ky është përshkrimi që bën policia italiane për një operacion antidrogë të zhvilluar në Frosinone.

Një pallat i tërë ishe transformuar në një supertreg të drogës, i hapur gjatë gjithë kohës. Policia zbuloi se në atë pallat strehoheshin vetëm shpërndarësit e drogës, duke vënë në pranga 13 persona.

Hetimet kishin nisur në dhjetor të 2015 dhe nxorën në dritë një grup shqiptarësh, që kontrollonin të gjithë tregun në këtë pallat, që shërbente si bazë për shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogës.
Blerësit vinin nga zonat afër, dhe e dinin që në çdo moment të ditës pallati ishte i hapur për të blerë çdo lloj droge. Sipas policisë italiane, më e shitura ishte ajo që quhej minidoza e kokainës, apo kokaina në formën e krakut, me një peshë prej 300 mg dhe një çmim prej 20 euro. Doza në fakt ishte e reklamuar me shkronja të mëdha në murin e ndërtesës me peshën dhe çmimin.

Brenda organizatës çdokush kishte rolin e tij, ata që mbikëqyrnin ndërtesën me detyrën e adresimit të blerësve, apo të jepnin alarmin nëse vinte policia. Ndërsa të tjerë merreshin me shitjet, paketimin e dozave dhe mbajtjen e llogarive. Droga furnizohej nga dy shqiptarë, babë e bir, që punonin në Romë thotë policia, po pa dhënë emra konkretë.

“Squadra mobile” italiane ka ndërhyrë herë pas here, por organizata modifikonte metodat, nga apartamentet kaloi në shitjet brenda shkallëve të drogës, me doza të fshehura brenda sportelit të shërbimit të ndërtesës. Të ardhurat mesatare ditore të organizatës shkonin nga 6 deri në 8 mijë euro, dhe në fundjavë shkonte 10 mijë euro.

Top Channel