Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness 10/05 02:31
Pas aventurës një vjeçare në Prizren ku drejtoi Lirinë në Vala Superliga dhe arriti ta rendisë në vendin e 5-të, Blendi Shkëmbi rikthehet në Shqipëri.
Ish mesfushori dhe kapiteni i Skënderbeut është emëruar zyrtarisht si trajner i Teutës së Durrësit, duke marrë vendin e Gentian Begejës, kontrata e të cilit përfundoi me mbylljen e sezonit, shkruan Supersport.
Kjo është aventura e parë e Shkëmbit si trajner në Shqipëri, ndërsa te Teuta, korçari ka kontribuuar edhe si futbollist. Ai ka qenë pjesë e durrsakëve në sezonin 200-2001 dhe në vitin 2007, ndërsa tani rikthehet si trajner.
Top Channel