E diel, 03 Qershor 2018
11:33
Shkodër, 49-vjeçari plagoset me thikë pas një grindjeje

Një grindje mes dy personave në fshatin Rragam të Shkodrës ka bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur me mjete prerëse.

11:24
“Realiteti dhe propaganda e Ramës”

Deputetja e partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se realiteti ekonomik në Shqipëri është shumë i dhimbshëm, ndryshe nga ajo që kryeministri Rama propagandon në televizionin e tij personal, ERTV.

11:17
Asgjësohet parcela e hashashit në Krujë, arrestohen 3 persona

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2080 bimë Cannabis Sativa.

11:10
Reportazhi i “Die Welt”: Riviera shqiptare, një nga brigjet e fundit të paprekur në Europën Mesdhetare

E përditshmja e njohur gjermane “Die Welt” i ka kushtuar një reportazh Rivierës Shqiptare, të cilën e ka cilësuar si një nga brigjet e fundit të pazbuluar, në Europën Mesdhetare. Reportazhi bën një përshkrim me detaje të udhëtimit nga Vlora në Sarandë, ndërsa në fund të tij evidenton edhe problemet me pronësinë, si dhe frikën e vendasve se qeveria po u grabit pronat. Këtë reportazh e solli edhe kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, mëngjesin e sotëm.

10:38
Armë pa lejë në mjetin e aksidentuar, policia arreston dy shtetas në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë tentuar të fshehin një armë pa lejë, që mbahej në një mjet.

10:25
Fluksi i emigrantëve, shtohet patrullimet në kufi me Greqinë

Policia kufitare raporton se ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë, në zonën e Devollit, ku kohët e fundit janë shtuar emigrantët që vijnë nga vendet e lindjes.

10:14
Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 3 shtetas në Berat

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

10:10
Gjysma e Europës pas Chiesa, Fiorentina ‘fërkon duart’

Federico Chiesa është njeriu i momentit në Itali, teksa ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së Europës. talenti 20-vjeçar i Fiorentinës sapo mbylli një sezon mjaft të mirë në Firence, ndërsa tregoi veten edhe te Italia e Mancinit, në miqësoren me Francën.

09:40
Ul avionin në rrugë, pilotja merr vlerësime maksimale (Foto)

Një ulje emergjence përfundoi pa viktima falë mjeshtërisë së gruas që e pilotonte. Avioni i vogël tip “Cesna” u fik në ajër dhe pilotes s’i mbeti gjë tjetër veçse ta ulte në hapësirën poshtë tij dhe që ishte rruga e makinave.

09:33
Shqipëri-Ukrainë me tifozë, dalin në shitje biletat

Ndryshe nga sa pritej, takimi Shqipëri-Ukrainë, që do të zhvillohet sot në orën 16:00, në stadiumin e Evianit, do të luhet në praninë e tifozëve.

09:28
Karnavalet e Korçës hapin sezonin turistik

Kllounë, shpatarë, kërcimtarë dhe personazhe përrallash, pushtuan qendrën e Korçës mbrëmjen e së shtunës në ceremoninë tradicionale të karnavale.

09:18
Pushimet ‘hot’ të Ciro Immobiles (Foto)

Pasi mbylli një sezon perfekt me skuadrën e Lazios, ku shënoi plot 41 gola, Ciro Immobile ka filluar pushimet tashmë, për të rikuperuar energjitë e humbura.

09:06
“El Capitan” merr dy jetë të tjera

Dy alpinistë raportohet se kanë humbur jetën teksa po tentonin të ngjisnin formacionin shkëmbor të njohur si “El Capitan”, në Parkun Kombëtar Yosemite, të Kalifornisë.

08:57
Jordania përfshihet nga një valë e ashpër protestash, kundër rritjes së taksave

Jordania është përfshirë nga protesta të mëdha kundër rritjes së taksave, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë të afrohet pranë kryeministrisë.

08:49
Ukraina testi i fundit për kuqezinjtë, Panucci ndryshon formacionin

Kombëtarja shqiptare do të zbresë pasditen e sotme në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim miqësor, që i paraprin edhe nisjes së pushimeve verore.

08:40
Mbrëmje ‘e artë’ për boksierët shqiptarë, Haxhi Krasniqi shpallet kampion Europe

Mbrëmja e të shtunës ka rezultuar e shkëlqyer për shumë boksierë shqiptarë, që fituan në ring, ndërsa kulmoi me Haxhi Krasniqin, që u shpall kampion Europe.

08:19
Ministrat e G7-ës kritikojnë ashpër tarifat amerikane të importit

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin u përball me kritika të ashpra të ministrave të financave të vendeve të G7-ës, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja nga Amerika, për importet e çelikut dhe aluminit.

03:46
Plagoset gardisti gjatë takimit të kryeministrit në Belsh

Një efektiv i Gardës së Republikës ra nga një lartësi gjatë takimit të kryeministrit në Belsh, ditën e shtunë. Gardisti ishte duke kontrolluar zonën dhe duke kryer procedurën standarde të ruajtjes së një takimi të kryeministrit.

E shtunë, 02 Qershor 2018
23:09
Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” përlot Arbana Osmanin me surprizat

Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen drejtueses së këtij projekti, Arbana Osmani kishte përgatitur disa surpriza. Mënyra që ata kishin gjetur për ta surprizuar moderatoren ishte një klip me momentet më gazmore të Arbanës, të cilin e prezantoi regjisori Eduart Grishaj.

23:02
“Një ekip është një familje”. Surpriza për stafin e “Dua të të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë uli siparin e sezonit të dytë. Pas 16 javësh suksesi me histori të jashtëzakonshme të cilat na transmetuan emocione të mëdha, rrugëtimit të gjatë të këtij programi i erdhi fundi.

22:39
Benardi i “Big Brother” bokson mes kampionëve në Mynih!

U prezantua si boksier në “Big Brother” duke marrë vëmendjen e të gjitha femrave me muskujt e tij, por nuk ishin të shumtë ata që e kishin parë në ring.

22:02
Motra surprizon vëllain, i sjell në studio idhullin e tij Armando Sadiku

Dashuria dhe sakrificat e një motre për vëllain e saj u trajtuan mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Izës dhe Xhuljos, të cilët jeta i kishte provuar me dhimbjen më të madhe. Para dy vitesh, mamaja e tyre ishte ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje.

21:55
Lojtarin e vitit për Lacion e zgjedhin tifozët…e Liverpulit

Lazio hapi një sondazh në përfundim të sezonit, ku u kërkoi fansave të votojnë futbollistin më të mirë të vitit, duke ofruar si alternativa Ciro Immobilen, Milinkoviç-Saviç, Lucas Leivan dhe Luis Alberton.

21:43
Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen në studio! Ju prezantojmë me të fejuarën e tij!

I ftuar surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Xhuljon, djalin e vogël që ëndërronte të bëhej futbollist, ishte lojtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku. Arbana Osmani zbuloi një anë të futbollistit që nuk e kishim njohur më parë.

21:38
Një ditë të tërë me Kidën për ‘shopping’, fansja e çmendur fiton mundësinë e artë

Natën finale të programit “Dua të të bëj të lumtur” e hapi këngëtarja e famshme dhe tepër e dashur për të rinjtë, Kida. Ajo ishte e ftuar në program për të surprizuar disa nga fansat e saj më të çmendur.

21:27
Wanda Nara poston maskotin e Juventusit

Pavarësisht formës së mirë që kaloi këtë sezon, Mauro Icardi nuk ja doli mbanë që t’i mbushë mendjen Sampaolit për të grumbulluar në Botërorin e Rusisë.

20:45
Në miqësore takohen miq të vjetër

Peripecitë morën fund dhe me hir a me pahir, Shqipëria e Ukraina do të luajnë bashkë ndeshjen miqësore pa tifozë dhe në një stadium që asnjëra palë nuk e donte.

20:09
Durrësin e pushtojnë turistët! Rritet numri i të huajve

Pothuajse në të gjithë bregdetin e Durrësit, në hotelet, ato që e kanë krijuar një përvojë në pritjen e turistëve të huaj, këtë vit presin më shumë pushues të tillë.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/06/2018 – Ora 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:59
Miqësore pa tifozë! Stadiumi francez në “pikë të hallit”

Pas presionit të madh të FIFA-s për të respektuar axhendën e miqësores, Shqipëria dhe Ukraina i dhanë fund përgatitjeve finale për sfidën e kësaj të diele.

19:50
Rruga “plakë” po vdes! Tiranë-Durrës, nga Ndroqi gjen vetëm gropa

Rruga e Ndroqit, dikur ka qenë një rrugë alternative midis Tiranës dhe Durrësit, veçanërisht gjatë verës në periudhën e plazhit. Por, aktualisht kjo rrugë është në gjendje tejet të amortizuar.

19:30
“Kryeqyteti” i gjobave! 1 mln euro nga shkeljet e Kodit Rrugor

Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve për faktin se në kryeqytet regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve.

19:13
I riu vdiq në Komisariat, policët e akuzuar për dhunë “ndryshojnë” detyrë

Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen nga familjarët e të ndjerit Enea Ftoj se e rrahën atë për vdekje, pritet të transferohen në detyra të tjera deri në përfundim të hetimeve të nisura.

18:34
Takimi Trump – Kim Jong-un, Peniani refuzon të paguajë hotelin

Donald Trump pranoi që të takohet me Kim Jong-un dhe gjasat janë që shtrëngimi i duarve të ndodhë më 12 qershor në një resort bregdetar të Singaporit.

18:34
Stadiumet e Botërorit të para nga hapësira (Foto)

Në prag të Botërorit “Rusi 2018” janë publikuar foto të mrekullueshme të stadiumeve ku do të luhen ndeshjet, të parë nga hapësira.

18:23
Panucci: Skuadra më ka dhënë fjalën që do të përgjigjet në fushë

Pas presionit të madh të FIFA-s për të respektuar axhendën e miqësores, Shqipëria dhe Ukraina i dhanë fund përgatitjeve finale për sfidën e kësaj të diele.

17:31
Shndërrimi i fanelave të 32 skuadrave të Botërorit (Foto)

Kur duhen më pak se dy javë nga fillimi i Kupës së Botës u mësua se fanela e Nigerisë që do të përdoret nga kombëtarja afrikane në “Rusi 2018” është pëlqyer shumë dhe ka pasur rreth 3 milionë porosi për të.

17:15
Indinë e djeg vapa. Temperaturat deri në 47 gradë

Me ujë falas dhe bojë që reflekton dritën, India ka mundur ta ulë numrin drastik të vdekjeve nga i nxehti.

16:49
Rama në “pedonalen e abuzimit” e të kallëzuar nga KLSH

Takimin e llogaridhënies me qytetarët e Bashkisë së Belshit, Kryeministri Edi Rama e organizoi në pedonalen e re të kësaj qyteze, të ndërtuar falë programit “Rilindja Urbane”.

16:44
Johnny Depp, i sëmurë?! (Foto)

Fotografitë e Johnny Depp në Rusi kanë përhapur panik mes fansave të aktorit.

16:30
“Terminatorët”, Google bën një hap pas

Presioni dhe protesta brenda radhëve të punonjësve të Google ja ka dalë mbanë që drejtuesit e kompanisë amerikane të teknologjisë të tërhiqen nga bashkëpunimi me Pentagonin në këtë fushë.

16:02
DJ Aldo, “çun për shtëpi”: Nuk pi as alkool, as cigare

DJ Aldo dha një intervistë të gjatë për emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku tregoi 20 vitet e karrierës së tij të suksesshme.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/06/2018 – Ora 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:41
Fëmijët, të kërcënuar në internet

Nga viti 2016, 150 fëmijë dhe adoleshentë në Shqipëri kërkuan ndihmë pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndë në internet.

15:37
Rikthehet Valentino Rossi, pole position në Mugello

Pas një mungese prej 1 viti e gjysmë Valentino Rossi rikthehet në pole position dhe këtë e arriti në shtëpinë e tij në Mugello, ku me kohën rekord 1.46.208 mori vendin e parë në nisje për garën e së dielës.

15:31
Kryeprokurorja, jo e përkohshme. Strategjia e punës shpallet për dy vite

Pavarësisht premtimit se Arta Marku do të qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

15:30
Italia premton të dëbojë 500,000 emigrantë

Ministri i brendshëm, nga e djathta ekstreme, këmbëngul se do ta mbajë premtimin elektoral për të dëbuar rreth 500,000 emigrantë nga Italia.

15:21
Ushqimet e pasigurta. Investigimi sonte, në “Gjurmë shqiptare”

Çfarë konsumojnë sot shqiptarët? A ka siguri në këto produkte? Përse Shqipëria është kthyer në një valvul shkarkimi të produkteve në prag të skadencës apo më keq, të skaduara? Cilat janë problemet dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët? Sigurisht, e gjithë kjo situatë ka dy fytyra: atë historike, por edhe atë aktuale.

15:11
Në Cërrik, pa ujë. Investohet në ujësjellës, por rubinetat janë të thatë

Në lagjen Fermë të Cërrikut mungon uji i pijshëm prej shumë kohësh.

14:58
Natë spanjolle në Tiranë

Të planifikosh një udhëtim në Barcelonë për të dëgjuar “Mariachi”-n e famshëm “live” nga kitaristë spanjollë do të ishte shumë bukur, por kjo për shumicën e njerëzve do të ishte e vështirë të realizohej për shkak të impenjimeve.

14:48
Strakosha, më i miri i të rinjve në Evropë

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Tomas Strakosha u përzgjodh si talenti më i mirë sezonal në rolin e tij. Mbrojtësi ekstrem që shkëlqeu në serinë A dhe në Europa Ligë me Lacion, duke u rikonfirmuar një garanci mes shtyllave, mori vlerësimin e “Talent Radar”, që renditi aftësitë individuale në Ligat kryesore kontinentale.

14:27
Spanjë, betohet kryeministri i ri Pedro Sanchez

Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, një ditë pasi mocioni i tij i mosbesimit rrëzoi konservatorin Mariano Rajoy, që e mbante postin prej gati 7 vjetësh.

14:08
Veliaj, në Kombinat: PD, tradhti kombëtare përpara hapjes së negociatave

Kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, janë ndalur në Kombinat në vijim të turit të dëgjesave publike në njësitë administrative të kryeqytetit, duke prezantuar disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar në këtë zonë, në rrugë, çerdhe e shkolla.

14:05
Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë Botërorin me Egjiptin

Mido, ish-futbollist i Ajax, ka befasuar të gjithë me propozimin e tij që të thirret me kombëtaren e Egjiptit për Botërorin që do të nisë më 14 qershor.

13:39
Pushime idilike në 2018-n? Vetëm në këto 8 plazhe, sipas “Forbes”

Pas konsultave me një panel ekspertësh nga e gjithë bota, “Forbes” nxori listën e 8 plazheve më të mira të verës për vitin 2018, e i pari i padiskutueshëm konsiderohet i ashtuquajturi “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.

13:32
Gjermani-Austri, patrullime në kufi kundër emigrantëve

Nga 1 qershori, policia federale austriake, ajo gjermane dhe policia e landit të Bavarisë kanë nisur për herë të parë kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve.

13:23
Reali “galaktik” dhe i paqëndrueshëm. 40 trajnerë në 44 vitet e fundit

Më shumë sesa një pankinë, ajo e “Bernabeu”-t mund të konsiderohet si një “karrige elektrike”. Të paktën kështu e përkufizojnë mediet spanjolle.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/06/2018 – Ora 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:49
Mbytet një 22-vjeçar te Gjiri i Lalëzit

Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

12:26
Të përmbyturit e Ferrasit duan paratë. Uji vërshoi 5 muaj më parë

Banorët e fshatit Ferras në Fier nuk i kanë marrë ende paratë për dëmet e shkaktuara 5 muaj më parë nga dy përmbytjet e Vjosës.

12:16
Tregjet problematike në Elbasan, problem tregtimi i bulmetit dhe mishit

Kjo është rruga “Fehmi Kotherja” në Elbasan, e cila çdo ditë mbushet me tregtarë ambulantë. Pavarësisht ndërhyrjeve të Policisë Bashkiake, tregtarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë konkurrencën në tregjet e mëdha.

12:11
Debate në Cërrik për ujin dhe energjinë. Rama: Punësimi u rrit

Për llogaridhënien e kësaj fundjave qeveria u ndal në Qarkun e Elbasanit.

11:48
Real Madrid, “AS”: Florentino Perez ëndërron trajnerin e Juventusit

Nga ëndërr, ndoshta do të bëhet realitet. Massimiliano Allegri duket se ka hedhur vështrimin nga Reali i Madridit, tashmë që klubi madrilen ka mbetur pa trajner, pas largimit të Zinedine Zidane.

11:42
Horoskopi: Trajnimi ideal për çdo shenjë të zodiakut (Foto)

Ju mund t’i drejtoheni astrologjisë për këshilla për të kuptuar se çfarë aktiviteti fizik është i përshtatshëm për ju.

11:39
Llogaridhënia publike, Rama ndalet në Cërrik për punësimin e shërbimet

Turi i llogaridhënies publike të qeverisë “Rama 2” është ndalur këtë fundjavë në Cërrik, aty ku Taulant Balla theksoi dëshirën e qeverisë për ta bërë këtë raportim sa më transparent dhe jo në ambiente të mbyllura.

11:27
Maqedoni, riformatohet qeveria e Zoran Zaevit

Kabineti qeveritar maqedonas u riformatua pak para mesnatës. Katër vende ministrash dhe po aq zëvendësministra ndryshuan në ekzekutivin e Zoran Zaevit.

11:22
Lufta tregtare, tmerrohen kanadezët: Shurupi i panjës importohet nga SHBA?

Qeveria kanadeze ka nisur zbatimin e masave shpaguese ndaj tarifave të reja amerikane, e në luftën tregtare mes dy vendeve përfshihet një gamë e gjerë artikujsh.

11:15
Itali, Berlusconi nuk i jep votëbesimin qeverisë populiste

Kreu i “Forza Italia”-s, Silvio Berlusconi nuk ia jep votëbesimin qeverisë së sapokrijuar italiane mes “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”.

11:01
Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për dy lagjet e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë këtë javë në dy lagje të ndryshme të kryeqytetit për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve.

11:00
Ministri francez i Financave: Po shkojmë drejt samitit G6 plus SHBA kundër të gjithëve

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin do të jetë i izoluar gjatë takimit të ministrave të Financave të vendeve të G7-s në Kanada, kjo për shkak të tarifave të reja tregtare të vendosura nga Uashingtoni ndaj aleatëve të tij.

10:56
“Pastrimi” prangos 52-vjeçarin, në kërkim dy të tjerë

Një 52-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit në akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale.

10:48
Azili i babales në Kosovë, ministri kosovar: Të detyruar të shqyrtojmë kërkesën

Albert Veliu, i quajtur ndryshe edhe “babalja”, është duke pritur procedurat për azilin politik që ka kërkuar në Kosovë.

10:39
Napoli, De Laurentiis: Verdi do të jetë i yni. Jorginho, refuzova Man. City

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis zbulon prapaskenat e refuzimit të rinovimit të kontratës me Maurizio Sarrin, teksa ka folur gjatë edhe mbi merkaton tashmë nën drejtimin e teknikut të ri Ancelotti, për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

10:20
Sarandë, plagoset me armë jashtë lokalit 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali në Sarandë.

10:05
Rama, në panairin e punës në Elbasan: Punë ka!

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të shtunë Panairin e Punës në qytetin e Elbasanit, ku janë afishuar mbi 1.500 vende të lira pune.

09:46
“Nuk ka tur të qetë për Ramën”, demokratët protestojnë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama është këtë të shtunë në Elbasan, ku demokratët kanë protestuar.Ata pretendojnë se policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar protestuesit duke u marrë pankartat, duke u kërkuar të tërhiqen.

09:45
Spanjë, sot betohet kryeministri i ri Pedro Sanchez

Udhëheqësi i Partisë Socialiste, Pedro Sanchez, pritet të betohet këtë të shtunë si kryeministër përpara Mbretit Felipe të Spanjës.

09:27
“Gjelat”, superiorë. Mancini: Pas një viti do të shihet niveli ynë

Debutim triumfator që pasohet menjëherë nga një humbje jo edhe aq e lehtë, edhe pse në një miqësore.

09:15
Skandali seksual i Weinsteinit po projektohet në një film horror

Skandali i ngacmimeve seksuale me në qendër ish-regjisorin e “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, së shpejti mund të vijë në ekranet e kinemave në formën e një filmi horror, pasqyruar ky nga një tjetër regjisor si Brian De Palma.

09:04
Me shpejtësi skëterrë në autostradë, kapet nga policia

Shpejtësia vazhdon të mbetet problem për policinë rrugore, ku vetëm mbrëmjen e djeshme është regjistruar një shpejtësi prej 151 km/h.

08:59
Italia “populiste”, Salvini: Prioriteti ynë, t’i çojmë në shtëpi emigrantët ilegalë

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.

08:41
E shtuna për në bregdet, temperatura verore

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të h erë pas hershme. Por gjatë pasdites vranësirat fuqizohen duke sjelle rrebeshe të shkurtra dhe stuhi ere në veri.

08:37
Pagesat me karta “Visa” i rikthehen normalitetit

Shërbimet e pagesave elektronike përmes kartave “Visa” duket se është rikthyer “pranë normalitetit” sërish, pas një defekti në sistem që bllokoi klientë të shumtë anembanë Europës një ditë më parë të bënin blerje.

08:35
Peshqit, shenja e ditës

Sot është dita ideale për të organizuar një mbledhje ose takim me shokët e vjetër të shkollës dhe miqtë e tu të fëmijërisë.

08:20
Mattis, “shuplakë” Kinës: Po intimidon fqinjët në detin e Kinës Jugore

Kina po dërgon raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të intimiduar dhe shtrënguar fqinjët e saj.

05:38
Lindje e Mesme, izraelitët vrasin infermieren vullnetare palestineze

Forcat izraelite kanë vrarë një infermiere palestineze këtë të premte, teksa ajo përpiqej të ndihmonte një protestues të plagosur në kufirin mes Rripit të Gazës dhe vendit hebre.

04:31
12 ditë larg Botërorit, Brazili ndan numrat e fanellave

Kur kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i kampionatit Botëror të futbollit, “Rusi 2018”, skuadra e Brazilit ka ndarë edhe numrat që do të mbajnë futbollistët mbi shpinë.

02:23
Superliga Kosovë/ Llapi i Pudojevës prezanton dy afrime të reja

Llapi i Podujevës ka arritur marrëveshje me portierin Bledar Hajdini dhe sulmuesin e krahut të majtë, Fiton Hajdarin, të cilët vijnë nga skuadra e Trepça ’89.

00:56
Vazhdon mallkimi “Roland Garros” për Dimitrovin

Turneu i tenisit “Roland Garros” vijon të konfirmohet si një pikë e dobët për tenistin bullgar, Grigor Dimitrov.

00:05
Ambasadori italian falënderon Ermal Metën dhe Erion Veliajn

Qershori ka nisur me një super koncert në Sheshin “Skënderbej. Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.

E premte, 01 Qershor 2018
23:28
Mediet spanjolle: Pedro Sanchez e ka “prekur” vet realitetin e Kosovës

Pas rrëzimit nga pushteti të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, me miratimin e mocionit të mosbesimit gjatë paradites së kësaj të premteje, dhe me ardhjen e kryeopozitarit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit, Kosova mund të ketë një “aleat” më shumë në arenën ndërkombëtare.

23:00
Franca i jep leksione Italisë, 3-1 në miqësoren e Nisës

Franca ka fituar 3-1 miqësoren ndaj Italisë, duke treguar një formë shumë të mirë në prag të Botërorit “Rusi 2018”.

22:39
Ermal Meta “debuton” në Shqipëri

Ermal Meta interpretoi për herë të parë mbrëmjen e së premtes në Shqipëri.

21:32
Të gjithë të çmendur pas uniformës së Nigerisë (Foto)

Të gjithë e duan, por të paktë janë ata që do të kenë mundësinë që ta kenë në periudhën afatshkurtër.

21:09
Roveshata e Cristiano apo ajo e Bale? Jo, goli më i bukur i Champions-it është tjetër (Video)

Me anë të votimeve në uefa.com është përzgjedhur goli më i bukur i këtij sezoni të Champions League, që përfundoi javën e kaluar me fitoren e Real Madrid ndaj Liverpool.

20:52
Trump pret Yong-chol në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarizon samitin e 12 qershorit

Pak kohë më parë mund të konsiderohej utopi, diçka e pagjasë që të ndodhte, por tashmë është bërë fakt. Një prej zyrtarëve më të lartë të Koresë së Veriut, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për vizitën e parë prej afro 20 vitesh, pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Pompeo, mbërriti edhe në Uashington për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

20:35
I konfiskuan paratë në aeroport, shqiptaro-amerikani ngre padi

Një shtetas shqiptaro-amerikan ka paditur Mbrojtjen Kufitare e Doganore në SHBA këtë javë, me pretendimin se kursimet e tij prej 58 mijë dollarësh iu konfiskuan pa asnjë arsye 7 muaj më parë, e ende nuk i janë kthyer.

20:32
Tentoi të vriste të dashurin e gruas, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e premte në Kukës, pasi tentoi që të vriste të dashurin 23-vjeçar të gruas së tij.

20:26
Tropojë, shkolla rrezikon të shembet mbi kokat e nxënësve. Projekt ka, fonde jo

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Oso Dauti” në Llugaj të Tropojës rrezikon të shembet e të zërë nxënësit brenda.

20:25
Malësi e Madhe, palestra kthehet në gërmadhë, rrezik për nxënësit

Palestra e shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik është kthyer në një gërmadhë, e prej disa vitesh qëndron në atë gjendje duke përbërë rrezik për nxënësit që mësojnë pranë këtij institucioni arsimor.