Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë Botërorin me Egjiptin

02/06/2018 14:05

Mido, ish-futbollist i Ajax, ka befasuar të gjithë me propozimin e tij që të thirret me kombëtaren e Egjiptit për Botërorin që do të nisë më 14 qershor.

Një nga yjet e parë egjiptianë që shkëlqeu në Evropë ka humbur 37 kg dhe tani kërkon një vend në skuadrën e vendit të tij.

“Zoti Cuper, e di që jeni të dëshpëruar për një sulmues që të mbajë topin gjatë kundërsulmeve. Unë kam shënuar një gol në çdo dy ndeshje me Egjiptin, kështu që ju garantoj gol në tre ndeshjet e grupit të Botërorit”, shkroi 35-vjeçari në rrjetet sociale, pasi postoi një foto të tij të dobësuar.

Mido më pas ka falenderuar të gjithë ata që e kanë kritikuar.

“Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë kritikuar dhe më kanë tallur për peshën time trupore. Më ndryshuat jetën, më bëtë që të ndryshoj stilin e jetesës. Tani kujdesem për shëndetin tim”, thotë Mido.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel