Të planifikosh një udhëtim në Barcelonë për të dëgjuar “Mariachi”-n e famshëm “live” nga kitaristë spanjollë do të ishte shumë bukur, por kjo për shumicën e njerëzve do të ishte e vështirë të realizohej për shkak të impenjimeve.

Sot nuk keni nevojë të shkoni në Barcelonë sepse Barcelona ka mbërritur në Tiranë përmes Martës dhe Ekaterinës, duos që në Universitetin e Arteve do të sjellë meloditë më të bukura spanjolle.

“Sonte, në natën finale të “Guitar Sounds Festival” kemi të ftuar “Duo del Mar”. Është debuti i tyre i parë në Tiranë. Ato luajnë muzikën tradicionale flamengo e shkrirë me muzikën tradicionale. Do të sjellin tingujt e muzikës spanjolle dhe do të na çojnë me imagjinatë në vendet më të bukura të Spanjës”, shprehet Denis Bizhga, profesor kitare.

Të mësosh kitarën në një moshë relativisht të re duket një mision i vështirë, ndaj edhe vajzat e kanë nisur herët rrugën e tyre drejt këtij instrumenti.

“Kitara është një instrument që mësohet në një moshë të vogël dhe është e thjeshtë për ta mësuar”, shton Bizhga.

Ekaterina Zaytseva tregon: “Natyrisht që ne kemi nisur të luajmë në kitarë që kur ishim të vogla, por 15 vite më parë nisëm ta studionim në mënyrë profesionale. 3 vitet e fundit kemi krijuar duon tonë, qëllimi i së cilës është të tregojë muzikën tradicionale, atë klasike, muzikën që ka frymëzuar kompozitorët spanjolle, atë çka njerëzit donin të dëgjonin, muzikën spanjolle popullore”.

Top Channel