Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani

13/06/2026 23:12

Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, është ekstraduar nga Spanja.

Top Channel më parë ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Eralbi Breçanin.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë.

Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, kunati i tij, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale.

Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Top Channel