Lajmet kryesore të ditës, 02/06/2018 – Ora 20:00

02/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

USHQIMET E PASIGURTA QË KONSUMOJMË
Shqipëria është kthyer në një valvul shkarkimi të produkteve në prag të skadencës. Marin Mema në emisionin Gjurmë Shqiptare denoncon pasigurinë në ushqimet që konsumojmë

FËMIJËT E RREZIKUAR NGA INTERNETI
Nga viti 2016, 150 fëmijë e adoleshentë kërkuan ndihmë pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndë në internet. Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, shumica e ngacmuesve seksualë janë meshkujt nga 24 deri në 44 vjeç

ITALIA PREMTON TË DËBOJË 500 MIJË EMIGRANTË
Ministri i brendshëm, nga e djathta ekstreme, këmbëngul se do ta mbajë premtimin elektoral për të dëbuar rreth 500,000 emigrantë nga Italia

GJERMANI-AUSTRI, PATRULLIM EMIGRANTËVE
Nga 1 qershori, policia federale austriake, ajo gjermane dhe policia e landit të Bavarisë kanë nisur për herë të parë kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve

RIKTHEHET ROSSI NË POLE POSITION
Pas një mungese prej 1 viti e gjysmë Valentino Rossi rikthehet në pole position dhe këtë e arriti në shtëpinë e tij në Mugello, ku me një kohën rekord mori vendin e parë në nisje për garën e së dielës.

Top Channel