‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Policia kufitare raporton se ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë, në zonën e Devollit, ku kohët e fundit janë shtuar emigrantët që vijnë nga vendet e lindjes.
Vetëm në dy muajt e fundit raportohet se janë ndaluar më tepër se 70 emigrantë të paligjshëm, që vijnë nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Emigrantët janë kryesisht nga vende si Iraku e Siria, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar azil në vendin tonë, ndërsa të tjerë janë rikthyer sërish në Greqi.
Policia kufitare raporton se emigrantët e ardhur kryesisht nga Lindja, përdorin territorin shqiptar si tranzit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Top Channel