“Një ekip është një familje”. Surpriza për stafin e “Dua të të bëj të lumtur”

02/06/2018 23:02

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë uli siparin e sezonit të dytë. Pas 16 javësh suksesi me histori të jashtëzakonshme të cilat na transmetuan emocione të mëdha, rrugëtimit të gjatë të këtij programi i erdhi fundi.

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani kishte menduar që surprizën e fundit për këtë sezon t’ia dedikonte stafit të saj.

Për herë të parë Arbana ia besoi drejtimin e programit një vajze të vogël me emrin Arba ndërsa vetë vendosi që të qëndronte në anën tjetër të ekranit. Moderatorja i kishte dërguar ftesën të gjithë stafit të saj, të cilët u surprizuan shumë kur panë që surprizën ia kishte bërë e zonja e shtëpisë.

Arbana shprehu mirënjohjen dhe i falenderoi të gjithë për punën e palodhur dhe për orët e gjata duke iu kushtuar një dedikim të shkurtër secilit prej tyre.

Kjo nuk ishte surpriza e vetme pasi modertorja i kishte përgatitur një klip në të cilin u shfaqën momente nga puna e përditshme e stafit.

Por qershia mbi tortë që Arbana kishte rezervuar për ta ishte udhëtimi në Turqi, në një nga resortet më luksoze, “Amara Dolce Vita”, i cili ndodhet në Kemer. Një udhëtim i cili ishte sponsorizuar nga agjencia “Albtours D”.

Stafi u emocionua shumë dhe e falenderuan moderatoren për gjithçka që kishte bërë për ta. Një klip i veçantë iu dedikua edhe postierëve, në të cilën u shfaqën momentet më gazmore të tyre.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel