Superliga Kosovë/ Llapi i Pudojevës prezanton dy afrime të reja

02/06/2018 02:23

Llapi i Podujevës ka arritur marrëveshje me portierin Bledar Hajdini dhe sulmuesin e krahut të majtë, Fiton Hajdarin, të cilët vijnë nga skuadra e Trepça ’89.

Bledar Hajdini, 22 vjeç, i lindur më 19.06.1995 në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë. Ish-portieri i Hysit, Prishtinës së fundmi Trepçës ’89 dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës edhe zyrtarisht në edicionin e ardhshëm do mbrojë portën e Llapit.

Në edicionin e kaluar, Hajdini pati paraqitje tejet të mira, duke mbajtur plotë 18 herë portën të paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/17 arriti të shpallej kampion me Trepçën ’89, duke marrë pjesë në Champions.

Fiton Hajdari, 26 vjeç, i lindur më 19.09.1991 në Podujevë, ish-futbollist i Hysit, Trepçës, e së fundmi Trepçës ’89, i rikthehet Llapit për herë të dytë, pasi edhe në edicionin 2014/15 ishte pjesë e klubit në Ligën e Parë. Hajdari ka shënuar golin historik në Ligën e Kampionëve për Trepçën ’89.

Këto janë dy përforcime mjaft të rëndësishme për llapjanët e trajnerit Tahir Batatina, në kuadër të sezonit të ri, pasi të dy futbollistët njohin mjaft mirë kampionatin kosovar.

Top Channel